PËR DY KRIJIME POETIKE TË SHKRIMTARIT VULLNET MATO
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 14, 2020
- 3 min read

Dragua Shehu
Vullnet Mato, është një prej poetëve, shkrimtarëve, publicistëve të talentuar, të vendit, i cili prej dekadash ka kontribuar, për letërsinë e sotme shqipe. Është autor i shumë shkrimeve, poezive , tregimeve, eseve e tj, të botuara në mbi 24 librat e tij, por dhe në gazetën e mirënjohur “Telegraf”, në Suplementin- Pena Shqiptare, në disa botime të kësaj rubrike. Unë, nuk do të ndalem në gjithë gamën e gjerë letrare artistike, po do të qëndroi në dy poezitë e tij që më kanë lënë shumë mbresa, të botuara po në këtë Gazetë. 1. “MADHËSHTORJA MBI TË GJITHA MADHËSHTITË “ S’ka shkrimtar që s’ka folur e shkruar për temën e dashurisë, që nga Rilindasit e deri në ditët tona, Si letrarët e rinj dhe shkrimtarët më të mëdhenj të vendit, nuk i kanë dhënë dashurisë një përkufizim ndryshe: “ Dashuri, ti i bashkon gjallesat në tokë e dete”, …S’ ka folur njeri për dashurinë e gjallesave, në tokë e dete, një metaforë e mirëfilltë, por jemi marrë vetëm me dashurinë njerëzore. Nuk e kam gjetur në asnjë shkrim, në asnjë definicion, që mund t’i shërbej njerëzimit: “ Ti qetëson, ose egërson dallgëzimet e jetës,” Dashurija është ilaçi shpirtëror, njerëzor, për të kaluar gjithë brengat, që i paraqiten njeriut në jetë. “ Ti na bën të kemi një tufë engjëjsh me vete,” Kush nga shkrimtarët e ka bërë më parë këtë përkufizim jetësor? “Por dhe engjëjt i ndan, pas një tjetër martese.” Këtu, poeti na fut në ca të fshehta të poezisë dhe mendime të bukur, personale të tij:“Dashuri je perla në guaskën e shpirtit të mbyllur, …për ty krenohemi , apo përflitemi më gjatë , …për ty grindemi dhe qajmë me lotë të hidhur, vritemi dhe me armë, çahemi me sëpatë.” Kujtoj se shumë shkrimtarë të mëdhenj shqiptarë që kanë shkruar për dashurinë …Po dhe për tragjedinë… Si, poetin e fjalës së zjarrtë N.Frashëri, Noli, Migjeni, Poradeci, Ali Asllani, Kadare, Agolli, Arapi, L.Deda, J. Bllaci, M.Zeqo, P. Zogaj, M. Ahmeti, Z. Çela e shumë të tjerë, si dhe kollosët botëror, kanë folur shumë për këtë temë. Por, dhe përkufizimi për dashurinë që ka bërë poeti Vullnet Mato, nuk bie më poshtë:“Dashuri ti na rrëmben mendjen, kohën e gjumin/Ti na vjel fjalët, shëndetin, gjakun dhe paratë…/…ti na ngroh gjithë ditën deri në mesnatë…/ Fjalë të bukura poetike, siç renditen në këtë poezi, janë të rralla dhe të pa shkruara e dëgjuara: “Dashuri, ti je bujku dhe ara e begatshme e jetës,/ ku mbillet fara e gjakut dhe mbijnë filizat njerëzor, ti je djepi shekullor i familjes,/ ku fisit i zgjaten degët…Dhe varri i lakmitarit, të nxitur nga verbimi epshor./ Sa vargje poetik të goditur e shumë domethënës! Këtë poemth, mund ta quaj pa frikë: “Kod gjenetik për dashurinë”, të tillë s’kemi pasur deri tani. “Dashuri, ti na bën të mos e kemi përherë trurin me vete…!/ Ti bën të na duken malet fusha, lëndinat me bar, detet ! Dashuri ti na shkrin akujt, ose na sjell dimrin në behar…/ Ç’farë krahasimi!?... “Dashuri ! Ti na e bën të bukur apo të shëmtuar fytyrën…Po dhe të hedhim nëpër plehra ushqim të tepërt për qentë!/ ...Dhe vazhdon më poshtë akoma më bukur: “Dashuri, je oksigjeni që i duhet gjakut për t’u pastruar…/Je madhështorja mbi madhështitë që duhet nderuar!/... Dhe përfundon me fjalët e goditura, aq domethënëse për dashurinë:“Por në asnjë kohë s’ta kemi ditur vlerën e vërtetë!/ Sa e vërtet e madhe ! Sa varg me vlera ! Prandaj them: - Kjo poezi është kod gjenetik për dashurinë, i Vullnet Matos, ose Kanun…ose më shumë…”Kushtetutë”! 2 “ GRUA, MOS PROVO TË VDESËSH !... “ Dashuri të vërtetë dhe të sinqertë pohon Vullnet Mato për bashkëshorten, në këtë poezi brilante të tij. “ …Vdekja zgjati kthetrat, skërmiti dhëmbët,/të më linte vetmitar, me fëmijët pa nënë, dhe u bëra copë akulli, nga koka te këmbët.”/…Sa bukur e tregon dhimbjen poeti! Ne përjetuam jetë binjakësh të adhuruar,/Aq sa më duket sikur linda i martuar me ty./ Tani, kaq keq fatin kush ma kishte zëmëruar?/të më sillte për trupin tend arkivolin e zi? Në veçanti unë të ndjej shumë Vullnet!... Ah, sa të ndjej!... …… …… …… …… …… “U mbuluam me jorgan, puthjesh, në vite rinie,/Për të krijuar tre yje, me ndriçim vezullimi./ E mira grua, kryezonja e shtëpisë sime,/….Ty të kam librin e jetës, me disa vëllime,/S’prisja të më bëhesh lot i dhëmshurisë./Kështjella ime do shembej bashkë me mua,/nga katastrofa e apokalipsit tend të tmershëm./ …Grua të kam dashur, tani më fort do të dua,/Por para meje, më kurrë, mos provo të vdesësh!... Vargje tepër tronditëse për humbjen e njeriu më të afërt e më të shtrenjtë. Këto dy poezi të poetit, që unë do ti konsideroja si perla në krijimtarinë e tij. Poeti Vullnet Mato, është origjinal në stilin e vet, si artist i penës, shquhet për forcë të madhe poetiko-artistike, që bie në sy në poezinë e tij.
Comentarios