
Për ditëlindjen e nipit të Poetit Hiqmet Mehmetaj
Nga Albert Habazaj
Ata sy që shkëlqejnë ëmbël e qartë,
Të bukur e të freskët si pranverë,
Marrin nga Gjysh Poeti bekim e uratë,
Këtë maj me një mall..., jo si tjetër herë.
Gjyshi s’i shkoi dot nipit në ditëlindje,
Atij nipi të shtrenjtë që e do ... sa bota!
Dritës për Gjyshërit, për gjithë familjen,
Që shpirtin u mbush me rreze të ngrohta.
Dikush mund të thotë: “Ç’po shkruan Alberti!
Kush ka ditëlindjen, Skënderbeu? Aleksandri?!...
Sot ka ditëlindjen Nipi i Poetit,
Ej, o njerëz! Ka ditëlindjen Andri!
