top of page

PËR DISA REVANSHE


MENDIM NDRYSHE PËR DISA REVANSHE

TË SOTME NDAJ TË SHKUARËS


Ka disa kohë që historia është bërë lëmsh. Nga autorë me "liçencë"dhe "pa liçencë", na flitet për historinë nga lloj-lloj shkruesish, por të pakët janë folësit e vërtetë të dijeve të lashtësisë pellazgjike. Në fb dhe jo vetëm, lexojmë dhe shikojmë, në mos çdo ditë, por hera herës, në vazhdimësi shkrime dhe harta ku pellazgjia e pellazgëve shtrihej nga Azia e Vogël, në Gadishullin Ballkanit dhe sosej tutje, andej nga Spanja, pa lënë mënjanë veriun afrikan, jugun italian.

Nëse shtrirja pellazgjike paska qenë kështu, me llogjikën e kohës tonë, na lejohet të themi se gjithë ata njerëz dhe popuj që jetonin në ato territore, ishin pellazgë. Pra banonin popullsi në disa vende por me etni pellazgë. Besoj deri këtu biem dakort. Për më tej, ose për më këndej, rrjedha e këtyre shumë popujve, sipas njohurive të mia, të mësuara nga ata dhe këta historianë, i përngjan një loje të lashtë që quhet "kukamshefti". Herë i afrohet gjetjes, herë humbet dhe shumë herë tjetërsohet. Më saktë ecet në errësirë të dëndur dhe në kamuflime. Në këto errësira, ku nuk shikohet, nuk dëgjohet, nuk preket dhe as ndjehet "drita", sot përfitohet nga shkrues të shumtë, të hamendësojnë dhe të sajojnë prejardhje të trashëguara nga pellazgjia. Rrahin gjokset, nxjerrin nga dheu skelete, të ngjashme me ato të fëmijëve të fshatit Kosinë në Përmet dhe jo vetëm që konvertohen në asqerë, duke pretenduar mëmësinë, apo atësinë pellazgjike.

Realisht, në këndvështrimin tim, nuk është ky problemi madhor për të zbuluar përkatësinë e lashtësisë pellazgjike. Problemi qendron, ose duhet përqendruar tek trashëgimia pellazge, jo si kriter krenarie, por si kriter shkencor përcaktues historik i trashëgueshmërisë së pellazgjisë, kjo për të ruajtur burimin e vërtetë të prejardhjes së popujve.

Ta shikosh prejardhjen pellazge si mall që shitet dhe blihet dhe ta përdorësh atë si superioritet ndaj të tjerëve dhe më keq kur mbetet vetëm pretendim, nuk sjell asgjë të mirë në historinë njerëzore, veçse dëmton dhe shuan të vërtetat, përçmon të vërtetat historike.

Prej studjuesave, shkecëtarëve, historianëve, pritmëritë t'u përkasin zbulimeve të sakta, prejardhjeve të popujve, jo për krahasueshmëri dalluese më i mirë apo më i keq, apo shkallëve inferiore a superiore. Nuk përputhet zbulimi i prejardhjes së popujve me cilësimet dalluese mes tyre. Janë dy perceptime të ndryshme. Nëse kërkimet shkencore në histori do të ecin me kriterin e dytë, atë të cilësimeve dalluese, ashtu siç është ecur, nuk mundet të gjejnë të vërtetën, mbasi egoja, smira, dëshira për superioritet, pengojnë, qoftë pa vetëdije apo me vetëdije (treg shitje- blerje), gjetjen e duhur.

Ne shqiptarët, sipas shumicës së studjuesave vendas dhe të huaj, jemi në rrjeshtin e parë që renditemi si trashëgues të pellazgëve dhe si bazë shërben gjuha, territori, tempujt, legjendat, gojëdhanat, etj. Në vetëdijen time, e ndjej trashëgiminë pellazge, por nuk e perceptoj si masë cilësore dalluese ndaj të tjerëve. Ky qendrim dhe mendim është rrjedhojë e shkrimeve historike e gjeografike të shtrirjes territoriale të popujve pellazgjikë. Nuk arrij të vërtetoj se ata popuj që banonin në ato territore ku shtrihej pellazgjia, të jenë zhdukur, të jenë shuar të gjithë, përkundrazi edhe ata kanë trashëgintarët e tyre, por janë evoluar, janë adaptuar në një trajtë të re, si rrjedhojë e zhvillimeve të përgjithshëme kohore. Ndaj nuk lë vënd cilësimi dallues. Si ata dhe ne dikur kemi patur një pikë takimi dhe ajo është Pellazgjia. Askush nuk mund të pretendojë për një qind për qindshe, faktori mijëra vjeçarë kohorë, sigurisht ndikon në të qënurit siguriplotë.

Shkëputja në studine, kërkime nga përdorimi i kriterit cilësor dallues, në vetëdijen time, do çlirojë ngarkesat negative, do të sigurojë zbulime të sakta, të paanshme, të shpejta në kohë.

Të gjitha ngjarjet që ndodhin, duhen matur me jetën e të vërtetave objektive, mbasi gjithçka ka specifikat e saj, realitetin e vet. Duhet të kuptojmë se gjithçka që ndodh, ndodh sipas disa ligjeve të veçanta dhe që kanë rëndësi vetëm për'to. Në histori, ku pasqyrohen ngjarjet, nuk pretendohet që të kenë ligjësi të njëjta, ama nuk duhet t'ju mungojë llogjika, arësyet e brendshme që shkaktohen ndodhitë. Isha duke ndjekur një film, ku personazhet kryesore ishin "dy motra". Nuk do ndalem në përshkrimin e jetës së tyre, të cilat kishin hyrë në dekadën e dytë, por do të veçoj ndryshimin në jo njëllojshmërinë e karakterit të tyre. Rritur në ambjente të ndryshme, njëra në ambjente ngrohtësie familjare, tjetra në mjerim, në ambjente jo familjare. Të dyja motra ishin, por jo identike për nga karakteret. Përpara këtij realiteti, krijohen dy këndvështrime në trajtimin e gjykimit apo trajtimit të secilës motër. Gjykimi dhe trajtimi historik për ato dy motra, u vartësua nga karakteret e tyre të formuara në dy ambjente të ndryshme. Realisht ndodhemi para një historie ku realiteti i brendshëm është i njëjtë, ndërsa realiteti i jashtëm i ndryshëm. Faktori i jahtëm ndikoi në ndryshimin e ngjarjes historike. Fenomen tregues ku humbet realiteti i jetës, ndryshon mendimi dhe llogjika ndaj të së vërtetës dhe jo të së vërtetës. Flitet në histori, por nuk ka unifikim, rezultojnë dy qendrine, kur e vlrteta është një: ato janë dy motra.

Ne kërkojmë të zbulojmë elementët zbulues për trashëgiminë pellazgjike, e cila është mijëvjeçarë larg nesh, duke harruar apo mënjanuar faktorin mijëvjeçar kohor. Kur edhe aktualisht shembujt tjetërsues kohor i kemi para syve, jetonë me ne dhe pranë nesh. A nuk mjaftojnë shembujt tjetërsues brenda nesh, nën ndikimin e realitetit të jashtëm!. Duhet të na mjaftojnë!

Hulumtimet shkencore, arkeologjike, gjuhësore, etnografike etj. për trashëgiminë mijëra vjeçare pellazgjike, dihet hasin vështirësi të mëdha në ujrat e shumta me rrjedhje tepër të lashta. Por nëse përqendrojmë vëmëndjen tek tjetërsimi kombëtar, brenda etnicitetit tonë, jo me mijëra vjeçarë, por është i pranishëm edhe në ditët tona. Fenomenin e gjejmë tek tjetërsimi që ka ndodhur dhe ndodh me arvanitasit. Ata, pa asnjë dyshim janë arbërorë, por pranojnë të quhen grekë dhe jo kombas shqiptar. Fenomeni tjetër që po trajtohet me forcë tek ne mbas vitit 1991, coptimi i gjuhës shqipe më dysh! Duke përdorur kamuflimin dialektor për ta ngritur në dy gjuhësi (gegë dhe toskë) në vend të njësimit të gjuhës zyrtare. Askush nuk duhet të pretendojë apo urdhërojë shuarjen e përdorimit dialektor. Gjithëkush duhet të jetë i lirë të flasë, të shkruaj romane, poezi, artikuj, të komunikojë në dialektin e tij. Por gjuha zyrtare është dhe mbetet gjuha e njësuar. Është gjuha e shtetit. Bazuar në disa përkufizime rezulton:

"Gjuha zyrtare e një vendi i referohet gjuhës së përdorur në qeveri (gjyqësor, legjislaturë, administratë). Shprehja "gjuhë zyrtare" nuk i referohet zakonisht gjuhës së përdorur nga një popull ose vend, por nga qeveria e saj, si "mënyrë e shprehjes së një populli që nuk mund të ndryshohet me asnjë ligj". Ndërsa "Gjuha amtare ose Gjuha e nënës, është një gjuhë të cilën një person e mëson që nga lindja".

I pasqyrova këto përkufizime për të kuptuar rëndësinë e përdorimit si të gjuhës zyrtare dhe atë dialektore, me synim për të mos krijuar çarje të mëdha, antagoniste mes gjuhës zyrtare dhe dialekteve.

Besoj se jemi tejngopur me copëtime të trojeve dhe ndarje vëllazërore, gjatë

P110 viteve në 5 e më shumë copëza, tani na kërkohet të coptohemi edhe në gjuhë.

Këto përpjekje të dëshpëruara, me pak vëmëndje duhet të na çojnë për të kuptuar se sa kanë ndikuar evazionet kohore dhe shoqërore në zbulimin e trashëgimisë të pellazgjisë. Ndaj të kuptohet apo të arrihet tek e vërteta pellazgjike, në konceptimin tim, kërkohet të ndryshohen metodollogjia e studimit. Kryesore besoj, mbetet paanësia e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore jo bazënisje për tu përdorur për cilësime dalluese të pa pajtueshme (çarje antagoniste), por për të siguruar vërtetësinë e trashëgimisë së pellazgjisë dhe më pas të njohjes reale të kombeve.

Në periudhën e "erës tonë", të pas Krishtit, mendoj gjithashtu që kërkimet, hulumtimet të kushtëzohen jashtë ndikimeve të predikimeve fetare kur ato nuk i përkasin 4 librave të shenjtë. Brenditë në librat e shenjtë t'u shërbejnë shkencëtarëve, studjuesave dhe historianëve për t'i përdorur në plotësimet e kërkimeve shkencore.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page