top of page

Për atë trëndafil


Për atë trëndafil

Nga Fatmir Terziu


Ajo dorë e bardhë, e pastër, e gjallë,

mbolli në kopësht një mëngjes,

një trëndafil të kuq, të rallë,

e mbi të lotoi e loti iu bë vesë…


… ajo dorë e ëmbël, e ëmbël mjaltë

kujdesej përditë për atë trëndafil

lutej në heshtje para tij ditë dhe natë

thuajse ngrysej e gdhihej tek ai.


Ajo dorë e lodhur, e mbarë

fshiu një ditë lotin nga sytë

e gjeti aty mbi një petal

një flutur duke u shkarravit.


Ajo dorë e vyshkur, e verdhë

nuk lëvizi atë mëngjes të zbehtë

trëndafili ishte kthyer në ferrë

disa krimba lëviznin lehtë e lehtë.


Ajo dorë engjëllore iku në qiell

u bë menjëherë vetëtimë e zjarr

solli në kopësht sërrish diell

krimbat ikën tutje zvarrë e zvarrë.


Ajo dorë e padukshme, plot mall

rimbolli në kopësht një mëngjes,

një trëndafil të kuq, si në perrallë,

dhe e ujiti atë me lotin e saj vesë…

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page