...për atë diktator të përbindshëm
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 29, 2020
- 1 min read

I dashur Profesor Vedati,
Jam plotësisht në një mendje me ju lidhur me vlerësimet që i bëni figurës së kriminelit Enver Hoxha. Sa herë që kohët e fundit bie fjala për atë diktator të përbindshëm, më vjen menjëherë ndër mend karakterizimi mjafi i goditur, bukur demaskues, që Zonja e Nderuar Shqiptare, intelektualja dhe politikania me emër, Vjosa Osmani, i ka bërë figurës së Kryetradhtarit të regjur në shërbim të Beogradit Hashim Thaçi. Ajo ka deklaruar: “O popull i Kosovës! Hashim Thaçi është faqja më e zezë e vendit tonë”. Këtë deklaratë ajo e ka bërë publike më 10 qershor 2020, në kanalin televiziv “Blue Tv” dhe unë po jua citoj sipas faqes së internetit “Gazeta e Kosovës” të po kësaj date. Krimineli Enver Hoxha është faqja më e zezë jo vetëm e atdheut amë, por edhe e mbarë kombit shqiptar.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi.
Eshrefi
Comments