top of page

Dy fjalë...Për 80 vjetorin e lindjes.


Prof.dr.Resmi Osmani

Dy fjalë për një ditlindje që s’u festua

Për 80 vjetorin e limdjes.

Si sot, më 5 maj, të vitit 1940, erdha në jetë, në fshatin Mazrek të Çamërisë. Kjo është ditlindja ime. Mbush rrumbullak 80 vjet. Jeta është treguar bujare në vitet.

Shokë e miq, kishin menduar që ta festonim bashkërisht këtë përvjetor, por pandemia e koronavirusit nuk na e mundësoi.

Janë afro tre mijë shokë e miq,të afërt, virtualë në fb. por edhe në jetë, poetë e poete, shkrimtarë, dijetarë e dashamirë, në gjithë trojet ku jetojnë shqiptarë, që më lexojnë dhe i lexoj dhe që shume syresh, jo vetëm për kortezi, do të më dërgojnë urime.

Për ta dhe të pranishmit që do të ishin në sallë po publikoj fjalën që do të mbaja ne këte takim.

Miqtë e mi,

Një buqetë për ditëlindjen ... nga Fjala e Lirë

Si ka rrjedhur jeta ime në këto 80 vite?

Shtatë vjet i takojnë fëmijërisë, në vitet e vështira të pasluftës.Shpërngulja nga Çamëria, vrasja e babait nga zervistët. Pesë fëmijë të parritur mirë, nën kujdesin e nënës.Me shumë mungesa, në zgrip të jetës.

Gjashtëmbëdhjet vitet e rritjes, nw qytetin e Fierit dhe Tiranë, pararinia (adoleshenca) dhe rinia, e tëra kohë e shpenzuar me zell e dëshirë për t’u arsimuar dhe përfituar dituri, në bangat e shkollës auditoret universitare dhe biblioteka. Me ato gëzime , brenga dhe zhgënjime të kohës dhe moshës.

Dyzetetre vite punë(1963-2006). Berat e Tiranë. I diplomuar agronom. Mbolla dhe korra. Tok me shokë, u dhashë jetë mijëra e mijëra fidanave te ullirit dhe pemeve, mbushëm kodrat me ullinj e vreshta, studjova, eksperimentova dhe projektova. Specialist dhe drejtues në administratën e lartë shtetërore, i rashë kryq e tërthor Shqipërisë,bëra shokë e miq,I desha dhe më deshën, i dhashë përvojë dhe dije brezit të ri, shkrova dhe publikova 10 libra tekniko-shkencorë, dhe tekste mësimore, 120 artikuj në revista tona dhe të huaja, përfaqësova vendin dhe referova në disa konferenca shkencore të organizmave europiane dhe mesdhetare. Midis viteve , me vështirësi dhe pasion, krahas punës, mbrojta dhe përfitova titujt dhe gradat shkencore: doktor i shkencave, docent, professor i asociuar, professor.

Nga martesa, lindën dhe u bënë burra tre djem.Më kanë bërë gjysh. Ime shoqe, iku nga jeta në vitin 2012.Ishte humbja më e madhe e jetës sime.

Katërmbëdhjetë vite në pension(2006 e në vijim)Tiranë. Për të qënë shoqërisht i dobishëm dhe për ta parë veten të zënë me punë, iu përkushtova letërsisë, që ishte një dëshirë e hershme e rinisë. Frut i kësaj pune janë: Gjashtë romane(Kolana “Libri i mbretërve”),dy libra me jetëshkrime, tri libra me ese monografike, dy libra studimorë, katër novela, 105 tregime, 55 nga të cilat të publikuara ne tre libra, ese për folklorin, artin dhe mjeshtërinë letrare, vlerësime të krijimtarisë së shkrimtarëve dhe poetëve bashkëkohorë, publicistikë etj. të publikuara në portalet elektronike dhe shtypin e shkruar. Letersia e shtypur ne libra ze 1700 faqe në 18 tituj librash.Jam përpjekur të shkruaj shqipen tone të bukur për të rrëfyer ngjarje nga e shkuara dhe e tashmja, e të bëj art, por sa ja kam arritur? Gjithmonë kam qëne dyshues. Vleresuesit jane lexuesit.

Këto janë vitet dhe puna e deritanishme e jetës sime.

Kaq kam mundur të bëj.

Mund të kisha bërë edhe më shumë.

Ju faleminderit për pjesmarrjen dhe dëgjesën ,me urimet e mia më të mira për gjithë ju.

Resmi Osmani

Tiranë, 5 maj 2020.

145 views3 comments

3 Comments


Prof Dr Eshref Ymeri: I dashur Profesor Resmiu,

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi familjare, humor dhe suksese në vazhdimin e krijimtarisë suaj në disa fusha të dijes.  

Më vjen keq që jubileun e 80-vjetorit të lindjes e keni të pamundur ta festoni në shoqërinë e miqve dhe të dashamirësve tuaj të shumtë, për shkak të këtij virusi që po kërcënon mbarë njerëzimin. Ky është njëri nga rastet e të papriturave që ndodhin në jetën e njerëzimit.

Ju jeni një personalitet i mirënjohur i kulturës shqiptare dhe me kontributin që keni dhënë për pasurimin e saj, renditeni në aradhen e intelektualëve të shquar të kombit shqiptar. Kontributi Juaj si shkencëtar dhe si personalitet…

Like

Fatmir Terziu: Mbi të gjitha ka një shembull në këtë prurje, dhe pse ka një melos ndryshese në vitet që pasojnë atë si krye.. radhë e ditëlindjes. Fakti se si e ke shkruar tregon dy gjëra pa frikë:

Nuk je i moshuar, je klasik. Gëzuar vitet në pafundësinë e tyre për ti numëruar. Gëzuar ditëlindjen.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
May 05, 2020

Xingografia:

T'a gëzoni 80 vjetorin e lindjes. EDHE 1 0 0 !

Bilanci i punëve tuaja ka arrijtur krenajën dhe zilepse mbase nga çdo MoshatarI juaj!

Edhe një herë: të uroj Mëndje të kthjellët dhe Penë të suksesshme!

Xing.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page