top of page

Për ç’farë kompromisesh flet, Lajçak?



(Kosova,me kompromise, e ka tepruar)!

Shaqir Foniqi

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian ,i ngarkuar për të ndërmjetësuar në dialogun e stërzgjatur,Kosovë-Serbi,sllovaku M.Lajçak,përfundoj turin e tij diplomatik në Kosovë dhe mori rrugë për në Serbi.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë,ai mbajti një konferencë për gazetarë dhe ajo që dëgjuam nga ai,ishte 'kompromisi',që duhet bërë Kosova,kurse fjala,njohje reciproke,nuk i dilte nga goja!

Dihet mirëfilli se cili është qendrimi i Bashkimit Europian,karshi Kosovës,poe edhe i vetë zotit Lajçak,prandaj çuditëm,pse duhet humbur kohë,duke u endur poshtë e lartë,për bisedime kote,pa marrë garanci dhe afate për mbylljën e bisedimeve, me njohje reciproke.Derisa ambasadori amerikan ,në Kosovë,Kosnet,thotë se marrëveshtje finale duhet të përfshijë njohjën reciproke pa hezitim,diplomati sllovak,Lajçak,duket se edhe pyetjën e merr si provokim!?

Zotëri Miroslav Lajçak,Kosova me kompromise e ka tepruar,kurse Serbia nga to është kurajuar.Kush garanton se ajo,nuk do të nxjerr vazhdimisht kërkesa dhe pretekste për t'i ikur bisedimeve,që do té thotë, t'i ikë epilogut final?

Ztr.Lajçak,është mirë që establishmentit aktual në Serbi dhe opozitës atje,e cila,kur bëhet fjalë për Kosovën,janë unison,t'ua bësh me dije se nuk anon,në mënyrë që mos të përkdhelën vazhdimisht dhe çuditërisht nga Evropa!?

Klasa politike e Kosovës,duhet të jenë në një zë dhe mos të shkohet më në Bruksel,nëse diskursi politik i BE,nuk ndryshon!

Që dhjetë vjet,i njëjti'muhabet'.Shko e eja,si Adem Peja',fol e fol dhe në fund,me gishta në gojë!

Inaf its inaf, do të thoshte J.D.Bush, djali i Bushit plak!

Ps. Kosova të nderpresë, dialogun e pafund..

1 comentariu


Resmi Osmani
Resmi Osmani
15 oct. 2020

Pa tjeter!Kosova duhet t'i nderprese bisedimet me Serbine. Per deri sa ti s'me njeh si shtet, un perse duhet te vij e te bisedoj? Asgje e keqe se gjen Kosoven nga bderprerja e bisedimeve, qe nderkohe, duhet nisur procesi i bashkimit Kosove -Shqiperi ne nje shtet.

Apreciază

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page