Nga Koço Sterjo
Socialistët shqiptarë, si gjithmonë, që nga viti 1941, i fryjnë erës së zjarrit të përçarjes kombëtare dhe popullore, duke akuzuar për atë që bëjnë vetë, të Djathtën shqiptare, në tërësi dikur, dhe sot PDSH.
Përçarja kombëtare e tyre sot duket qartë me qëndrimet e gabuara të kryem- së ndaj Vuçiç, Erdogan dhe në skandalin e rëndë me SHBA, duke korruptuar ish- zyrtarin e lartë të saj në FBI, por dhe veprimtaria shumë e fshehtë, e sofistikuar, në favor të Putin.
Përçarja popullore duket qartë në fryrjen e erërave të zjarrit të 1997- s, për ndarjen e paqenë Veri- Jug, një shpikje origjinale e tyre, që vjen që nga 1945- a, kur filloi persekutimi politik dhe i gjithanshëm i Veriut, sidomos popullsisë katolike, si një nga palcat e kombit.
Në vitin e mbrapshtë 1997, shfrytëzuan për këtë akuzë përpjekjet e qeverisë së kohës për shtypjen e revolucionit komunist, në Jug, që kërkonte dhe realizoi rënien e rendit kushtetues. Atje ku lindi, atje dhe do të luftohej, por nuk ia arriti qëllimit, edhe për gabime e faje të drejtimit të vendit.
Dhe sot po e përsëritin prapë tezën e rrezikshme, ndërkohë kur Sali Berisha po i bie vendit kryq e tërthor, nja 4 a 5 herë, sa në Jug, aq dhe në Veri, dhe kur populli i mblidhet njëlloj masivisht në të dy hapësirat.
Kurse kryem- ja nuk i kap dot të gjitha ato bashki, qytete e qendra, në atë numur, si kundërshtari, në takime, dhe, përveç kësaj, detyron plakat e Matit dhe kudo që shkon të kërcejnë tallavanë e tij.
Përçarja popullore duket edhe kur shan, me paturpësinë më të madhe dhe me gjuhën e një rrugaçi, krahina të veçanta të Shqipërisë, siç ishte rasti i Kavajës, kur u tha:”Ju e keni traditë që e merrni gjithmonë mbrapa, por kësaj radhe- vetëm përpara”…???!!!..!!!?? …
Nuk ia mbajti t’ua thoshte elbasanasve, se përçarja komuniste në monizëm shkonte, për këtë mendim rrugaçërie, deri atje. Si duket, Kavaja i duket kockë e lehtë përpara Elbasanit.
E, po të vijojmë me shfaqjet e rënda të përçarjes, që vinë që nga e kaluara 45- vjeçare diktatoriale, dhe vazhdojnë edhe sot, ndoshta në mënyra më të sofistikuara, do të përmendnim ato që nxitnin urrejtjen brenda popullit, si kundër: çamëve të Jugut dhe të Fierit, të gjithë grekëve të Shqipërisë, lazaratasve (duke u thënë “lazo”, dhe të gjithëve, edhe komunistëve të fshatit, u thoshnin “ballistë”), po ashtu të gjithë libohovitëve u thoshnin “ballistë”, gjithë Myzeqesë ”lalucë”, dhe gjithë malësorëve të Veriut “malokë”.
Pra, cilësime përçmuese.
Vetëm zona e parë operative Vlorë- Gjirokastër nuk kishte përçmime të tilla.
Turp!
Meritojnë vetëm ndëshkim të gjerë popullor pasnesër!
ความคิดเห็น