top of page

Pëllumba dhe refrene të ndryshueshme


Sotir Athanasi


( tregim: Paramnezi*)

Edhe atë mëngjes, plaku si gjthmonë u ngrijt në shtatë pa një çerek. Hodhi një grusht ujë syve dhe vajti te porta e ballkonit. E hapi atë për ajrosje dhe nisi ecë e jakjet nëpër shtëpi, lëvizje këto që tentonin zëvëndësimin e gjimnastikës së mëngjesit.

Qëndresa brënda banesës, ishte si haraç i Coronovi- rusit. Për pasojë regjistrohej kështu refreni i parë në atë familje.

Plaka i hapte sytë sa herë që dëgjonte gugatjen e

çiftit të pëllumbave dhe grinjazej tek shihte se ata

kishin zgjedhur si fole gjeneratorin e kondicionerit në ballkonin e dhomës së gjumit për të kaluar natën e ftohtë të dhjetorit. Për më tepër se e moshuara kishte vënë një karton të trashë mbi llamarinën e ftohtë. Ky sillte jo vetëm pastërti, por mbronte nga të ftohtit pëllumbat. Gjithsesi, meraku për pastërtinë rutinë e

zymtësonte disi të moshuarën. E megjithatë, përherë ngrihej aq vrullshëm sa që edhe robdishanin e vishte duke dalë në ballkon. Ndërkaq, çiftin e pëllumbave e shihte në fluturim dhe në çast i zbriste inati. I ndryshonte kësisoj edhe mëndësia. Se: me këta zogj frut e farangrënës i krahasonte edhe fëmijët e mbesat e saj.

-Kështu fluturuan me avion të dy fëmijët e mi me nipër e mbesa, për t'u parë vetëm në . . , skaip, si i thonë. Ikën se vëndi nuk i mbajti dot me punë. Ikën. Kurse pëllumbat do të rikthehen natën vonë. Prandaj "mirëse të vijnë", - thoshte për të plotësuar kështu pa e kuptuar refrenin e dytë të çdo mëngjesi në atë shtëpi.

Ndërkaq dëgjohet edhe. . ., një refren i tretë.

Ishte e qara me dhimbje e vajzës trevjeçare që komshia e dy kateve më sipër e zbriste duke e mbajtur nën sqetull si baresha qingjin rebel të shkëputur për t'ia bashkuar tufës,

Zëri i së voglës me të qara që ia dridhëronte shpirtin plakut. Kjo binte mbi vendosmërinë këmbëngulëse të së ëmës tejet shpërfillëse.

-Mami, të dua shumë. Të lutem mos më ço në kopësht! Të lutem. . .

Tjetra ngutej nëpër shkallë me kujdesin e prindit, por qëndrestare për të shpënë përpara të duhurën edhe pse me dhimbje në shpirt.

Vogëlushja përsërit me të qara të zbutura:

-Mami, të dua shumë. Je mami më e mira në botë.

- Këtë e di. Tjetër? - do t'i përgjigjej ajo shpërfillës.

- Lermë, zëmra ime, të rri në shtëpi me gjyshen!

Tjetra nxiton të hapi portën e pallatit nga ku dëgjohet zhurma e mikrobuzit shkollor që po afrohet.

Vajza e sheh që e ëma është shumë e vendosur në të sajën dhe përdor një dredhi që të vonohet dhe shoferi që s'ka kohë të presi, mund të ikij. Prandaj mbërin të lëshojë njërën dorashkë te parmaku.

E ëma e kupton dhe plani i së voglës dështon pasi qe një reng i përsëritur. Porta e makinës hapet.

-E dashur, e mira, e ëmbëla e shpirtit im mama,

mos. . .

Dhe njomzakes ia pret fjalinë porta që mbyllet. Ajo nuk duron më. Shpërthen me një mllëf të pabesueshëm, ndonëse me një të vetmen fjalë, por tejet të ndyrë:

-Vròma!

Ndëtkaq plaku që e dëgjonte në ballkon, do të shkrihej së qeshuri dhe do t'i thoshte plakës:

-E dëgjove, plakë?

- Si s'e dëgjova. Fëmijë është. Po ti mos harro të dalësh e t'a shohieh nga ballkoni kur të kthehet.

-E di. Do t'i hidhet në qafë "vròmës" që ka dalë dhjetë minuta përpara dhe e pret makinën duke u dridhur nga rënqethjet. Dhe, s'kishte mbaruar ende fjalën, kur dëgjoi zhurmën e butë që sillte vrapimi mbi parket i djalit moshatar me vogëlushen e kopshtit. Ky qe gjithashtu vërsnik me nipin e plakut në Gjenevë dhe i sillte mallin e tij erën e tij, muzikën e lëvizjeve të tij.

Televizori ndaloi transmetimin për të dhënë lajmin e zhdukjes së një të moshuari. Portreti i tij ndillte keqardhje dhe paralajmëronte kërcënimin me kujtesën për moshën e tretë.

Më në fund, hapat rreshtën edhe plaku i përfundoi ecë e jakjet. Ai mori qesen e mbeturinave të guzhinës për t'i hedhur në kazanin pranë portës së pallatit. I shmangej kësisoj edhe kësaj thirrjeje duke ndjekur një ritual të përditshëm. . . .

Kur po kthehej nga kjo detyrë, te shkallët u përshën- det me përgjegjësin e shumëkatëshit që po shkonte në punë.

Ç'thotë nipçia nga Gjeneva, - e pyeti ai.

- Flas çdo ditë në telefon. Por më tepër mallin ma nxjerrin hapat e vrapimit që dëgjoj çdo mëngjes nga vërsniku i tij një kat më sipër.

Shqiptoi këto dhe drejtoi gishtin lart plot kënaqësi.

Tjetri buzëqeshi hidhur. Iu pre dëshira që dikton e vërteta kur duhet të dalë. Se e kuptonte që do të prishte një iluzion qetësues përmalljeje këtij komshiut të këndshëm.

-Nuk është vogëlueshi që vrapon. Ai ka gjashtë muaj që jeton te prindërit.

Plaku ngriu nga befasia, por sidomos nga zhgënjlmi.

- Po kush të jetë, shqiptoi?

- Është gjyshi i vogëlueshit që vrapon pas imagjina -tës si të ishte ende në shtëpi nipi i tij.

Jo vetëm plaku, por edhe përgjegjësi i shumëkatëshit sikur t'a dëgjonte për herë të parë këtë të vërtetë, thënë nga dikush tjetër, iu mpiks fjala në grykë.

Të dy burrat panë njëri-tjetrin dhe u përlotën.

Më në fund përgjegjësi me gjeste e pyeti tjetrin në se duhet t'a shoqëronte dhe kur pa tundjen e kokës, tha:

- E po, me ditë të mirë, atëhere.

Tha kështu dhe doli.

Plakut iu prenë këmbët. Ishte e para herë që ai edhe pse një kat më sipër, pranoi të marri ashensorin për në hyrjen e tij.

Coronavirusi kishte goditur keqas sistemin nervor te bashkëmoshatari i tij.

Tani e më pas, ato hapa në vrapin nuk do të donte t'i dëgjonte më. Refreni i parë ishe i ndryshushëm dhe i sillte dhimbje

E rëndë kjo goditje për moshën e tretë.

Paramnezi") = Përzierje e realitetit me trillin artistik

Sotir Athanasi

Athinë,1,Shkurt,2021.



275 views8 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page