Origjina e shenjave të zodiakut dhe lidhja me mitologjinë


Nga Gladiola Jorbus


Termi Zodiak e ka zanafillën në Greqinë e Lashtë dhe sipas astrologjisë, " janë fenomene qiellore që pasqyrojnë ose rregullojnë aktivitetet njerëzore", duke mbajtur parasysh se secila nga 12 shenjat e Zodiakut përfaqëson 12 personalitete themelore.

Shenjat e zodiakut kanë të bëjnë me mitologjinë, meqenëse vijnë nga Greqia dhe lidhen me një personazh apo legjendë të caktuar.

Mosmarrëveshja fillon me fjalët "astronomi" dhe "astrologji". E para lidhet me studimin e objekteve qiellore, natyrën e tyre, origjinën dhe proceset fiziko - kimike. Falë astronomisë, njeriu ka prekur hapësirën dhe ka zbuluar më shumë sesa mund të imagjinonim mbi origjinën e universit.

Ndërsa astrologjia është studimi i lëvizjes së yjeve dhe ndikimi që ata ushtrojnë në jetët tona. Historia mbi 4000 vjeçare tregon se për qytetërimet antike ishte tejet e rëndësishme të parashikonin ndryshimet e stinëve dhe ngjarjet klimatike, por yjet, gjithashtu ishin pjesë e shpirtshmërisë së tyre. Më tej, me evoluimin e kohës dhe nën ndikimin e revolucioneve shkencore, vërtetësia e astrologjisë është vendosur në pikëpyetje dhe mungesa e besueshmërisë shkencore e ka përmbytur me dyshime.

Astrologjia daton që nga qytetërimet më të hershme. Babilonasit ishin ndër të parët që figurojnë të regjistruar për studimet e tyre rreth yjeve. Ishin ata që rreth shekullit të 4 p.K. u dhanë njohuritë e tyre helenëve dhe kështu Platoni, Aristoteli e të tjerë ishin në gjendje të studionin këtë disiplinë më në thellësi, duke gjetur rendin midis kaosit. Besohet se studimi i shenjave të zodiakut filloi me egjiptianët, të cilët ua dhanë atë babilonasve dhe këta të fundit ua pasuan dijen helenëve.

Siç e përmendëm më lart,shenjat astrologjike, vërtet u kodifikuan nga Babilonasit, por që nga viti 3000 p.K., në Mesopotami parashikimet u bë