Lulërime, sa të duash edhe sfondin zbukuroje Ç’ka se mbahesh “ kryekokë “, fotua më vjen e dalë boje… Djelli në të perënduar, sfondit piktura me vlerë Plas e fshi sy e qepalla, s’më erdhe “ Gjë “ asnjëherë… Kopanecur me firmato, stampstamposur xhaketina Xixëllimë forma perfekte, brenda byk e shushullina… Ajk’e ajkës së F.B-së, blic mes mendjesh të mëdha Ah , sikur të kishe katër, për secilën nga një krahë… Më qafsh mua , ç’m’u sfilite, të dukesh “ Gjë-ja “ që do Photoshopi rebelohet, vlera opsion që , s’e njoh!...
top of page
bottom of page
Comentarios