top of page

OPOZITES NUK I MJAFTOJNE DJEMTE E MIRE




Jemi ende në fazën e sharjes se qeverise, në fazën e konstatimeve dhe kritikave ndaj saj.

Jemi në një fazë kërcënimesh që do t'ia bëjmë kështu e ashtu qeverisë si ta rrëzojmë.

Eksponente të opozitës nxitohen nganjëherë kur shohin poshtërsitë e qeverise dhe kërcënojnë me burgosje të kryeministrit e zyrtarëve të ndryshëm. Kjo të lë shije të hidhur sepse po shkojmë në zgjedhje të nderrojmë qeverinë dhe nuk po shkojmë në zgjedhje të zgjedhim një prokuror apo gjykatës që burgos kryeministrin e sotëm. Ne lusim nje pushtet qe nuk ka fuqi kryeministri te caktoje gjykates, prokurore, ti urdheroje e diktoje si Edi Rama qe mberriti deri ti kontrolloje, nenshtroje e provoje a jane apo jo te virgjer... sepse nese te do Rama je i virgjer e nese nuk te do, nuk je rilindas as socialist...

Tani besoj me shpejtësi do të delet nga llogorja ku shajmë dhe të ofrojmë zgjidhjet, premtim-kontratat.

Edi Rama në zgjedhjet e kaluara u soll me timon e tepsi në publik, por lidhi pafund kontrata me individë, grupe e përfaqësues.

Pse duhet rrëzuar Rama, duhen përgjigje të shkurtra.

Opozites nuk i mjaftojne djemte e mire, i duhen djemte e zotet qe kane besueshmeri ne publik per shkak se jane meritore dhe nuk e blejne besueshmerine, i duhen njerzit e suksesshem qe jane bere te tille jo me ane te klonimit nga qeveria apo me fonde qeverie.

Fryma qe perhap me kujdes te vecante qeveria se vertete nuk vlen me Rama, e ka tepruar me zollume, por ama nuk i besohet akoma Bashes, eshte ftesa me e neveritshme qe te fitoje Rama sepse njerzit ftohen te votojne partite e reja te krijuara me qellim qe te pakesohen e te treten si kripa ne det votat e opozites, kur dihet se jane bllok dhe nuk rrjedhin as treten votat e te majteve qe perfshijne enveristet, komunistet, sigurimsat, spiunet, veteranet e shpifur qe kane qene te palindur ose bebe ne kohen e Luftes se Dyte.

Une besoj se beteja politike me heqe Edi Ramen do te ishte e sukseshme nese vertete mobilizohen te gjithe jo me marre pushtet por me e heqe Edi Ramen. Ketu ka dallime.

Nese luftohet me ia marre pushtetin Edi Rames, jo gjithe luftetaret jane "gati me luftue deri ne vdekje" sepse ata mendojne edhe per pushtet per vete, sa pushtet do te marrin luftetaret kur shohin gjeneralat. E nese luftohet me heqe Edi Ramen me cmimin e mos gradimit me poste e ofiqe, atehere e rrezojne Edi Ramen.

Por Rama blen luftetare kundershtare. Copezimi i opozites, mllefi i qejfmbeturve, mallkimi i tyre ndaj opozites shume me i rende se ndaj pozites, ne mos qofte i sponsorizuar nga Rama,. i shkon falas si dhurata me e bukur ne zgjedhje.

Personalizimi e perqendrimi i gjithe pushtetit, meritave, lavdise e merise ne nje individ, zhvlereson perfaqesuesit e komuniteteve, grupeve te caktuara dhe krijohet ideja se nuk ka vlere askush vec kryeministrit.

Ndaj une besoj se do te ishte me shume vlere dhe e domosdoshme krijimi i disa individeve te besueshem qe mendohet e besohet se neser jane garante mes qytetartit e pushtetit i cili pergjithesisht ne mjediset shqiptare sapo vesh kostumin fillon e behet i verber.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page