Motivimi festiv: “Ejani të festojmë së bashku!”

Updated: Feb 26






“Forumi i Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar me mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës të Republikës së Kosovës, si dhe me përkrahjen e Ambasadës së Kosovës në Londër, organizoi shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 16 Shkurt 2020, nga ora 15.00 - 17.30 në Chalk Farm, 24 Haverstock Hill, NË3 2 BQ”, shkruan në rrjetin social Facebook z. Talat Pllana, Kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër. Sipas z. Pllana mësohet se “Të ftuar të veçantë kanë qenë Ambasada e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë, si dhe disa anëtarë të Parlamentit Britanik.”


Në këtë manifestim kishte program të pasur kulturoro-artistik, me ç’rast u interpretuan shumë recitime, këngë e valle nga nxënësit e shkollave shqipe me mësim plotësues në Londër. Programin e pasuruan edhe këngëtarët nga Shqipëria dhe Kosova, Vjollca Luka dhe Gjovani.

Po ashtu nga fotografitë e deleguara në rrjetet sociale shihet një eveniment i pasur artistiskisht dhe një pasuri tradicionale e shoqëruar me një koktej rasti me ushqime tradicionale shqiptare.

Në këtë eveniment në shoqërimin

për mediat thuhet se si përherë hyrja ishte falas dhe thirrja ka qenë publike “Ejani të festojmë së bashku!”

Këtë eveniment për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e ka përshëndetur Ambasadori i Shqipërisë, Sh.T. Qirjako Qirko dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Kosovës, Ardita Gjakova.

Ndërsa Dr Zamira Përfundi Ruspi, Drejtuese e Shoqatës “Mother Tereza-Albanian Union”, sekretare e Forumit, ka shkruar në rrjetin social Facebook “Disa momente nga festimet e 12 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga Komuniteti Shqiptar në MB, në bashkëpunim me Ambasadat tona të Kosovës dhe Shqipërisë, si edhe Ministritë e Jashtme dhe të Diasporës të dy vendeve tona”.

Esat Braçe, drejtues i Shoqatës Nënë Tereza”, shkruan “Faleminderit të gjithëve që morët pjesë në Festën e Pavarësisë. Faleminderit grupit të valleve të “Shpresa Programme”, që morën pjesë në festën tonë. Faleminderit përfaqësueseve të shoqatës “Ardhmëria” dhe “Arbëria”, ishte kënaqësi që na nderuat me pjesëmarrjen tuaj. Faleminderit të gjithë atyre nxënësve dhe valltarëve që morën pjesë në festë. Shpresojmë që në festat e tjera do jemi më të Bashkuar dhe le të festojmë së bashku, sepse bashkimi bënë fuqinë.”

Z Lavdrim Krashi, ka shkruar “Gëzuar Kosova jonë e bukur! Bashkë ka hije, e hijeshia është një vlerë e shquarshqiptare”. Ruzhdi Jata nga Shoqata “Dituria” dhe Nënkryetar i Forumit, shkruan: “manifestim i shkëlqyer i kulturave dhe dinjitetit shqiptar! Një përgëzim i veçantë për zotin Talat Pllana”. Luljeta Nuzi nga Shoqata “Shpresa Programme”, ka shkruar “Urime dhe suksese pafund të gjithëve”. Kadime Jata nga Shoqata “Sfida” shkruan: “Të gjithëve faleminderit për kontributin sado të vogël që dhanë. Dhe Esatin me muzikën e këngëtarët që i dhanë një atmoaferë mbrëmjes!”.





0 views

Shkrimet e fundit