top of page

OKB-ja, t’i përjashtojë agresorët nga radhët e saj


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

OKB-ja, t’i përjashtojë agresorët nga radhët e saj


-Ndryshe me agresorë gjenocidalë si Serbia dhe Rusia, që dhunojnë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare nuk mbrohet liria, drejtësia, paqja, bashkëpunimi reciprok, as të garantohet siguria ndërkombëtare e as të zgjidhen problemet ekzistuese ndërkombëtare.

Në parim, ( në përputhje me ligjet ndërkombëtare) secili shtet që ndërhyn apo kryen agresion ndaj shteteve të tjera demokratike dhe paqësore, urgjentisht, do të duhej të përjashtohej nga OKB-ja, sepse nuk mjaftojnë masat e embargos ekonomiko-tergtare, financiare e të tjera për t’i penguar dhe pezulluar agresionet e tyre, të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Edhe Serbia dhe Rusia, të përjashtohen nga OKB-ja, ashtu sikurse Gjermania fashiste agresive e Hitlerit nga Lidhja e Kombeve të Bashkuara, të cilën Hitleri e braktisi për shkak të objekitivave të politikës së jashtme agresive nazifashiste dhe hegjemoniste (1933).

Toleranca ndaj shteteve agresore, mund të destabilizojë dhe vërë në rrezik tërë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare

Sado që shtetet agresoe të thirren në emër të së drejtës ndërkombëtare për t’i murkulluar qëllimet dhe inetersat e tyre grabitçare hegjemoniste dhe militariste, siç janë shtetet agresore të sotme: Rusia dhe Serbia as de fakto e a de jure nuk e gëzojnë të drejtën të jenë anëtare të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare demokratike dhe paqësore. Mbase me agresionet pushtuese të tyre ndaj vendeve demokratike siç janë Ukraina dhe Kosova, brutalisht dhe në mënyrën më anticivilizuese kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së OKB-së.

Në këtë vështrim shtrohet pyetja e pashmangshme sidomos për juristët e së drejtës ndërkombëtare, pse deri më sot këto dy vende (Rusia dhe Serbia) nuk janë përjashtuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara për shkak të agesioneve dhe të gjenocideve të tyre, me ç’rast kanë destabilizuar, rrezikuar rendin juridik pozitiv ndërkombëtar, si dhe kanë prishur ekuilibrin e sigurisë dhe të paqes në përmasa botërore.

Barrikadat në veriun e Kosovës, do të heqen kur Serbia të vihet nën embargon e sanksioneve ndërkombëtare (OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja). Ndryshe, Sebia nuk do të zhbarrikadojë rrugët dhe sheshet në veriun e Mitrovicës, të cilat janë apel direktt që të gjithë serbët të hedhen në luftë kundër Kosovës, të cilën edhe pas pavarësimit të saj po e konsiderojnë plaçkë koloniale të tyre (1912-1999) !?

Vuçiqi, do t’i tërheqte barrikadat vetëm nëse kryeministri Edi Rama, do t’i sugjeronte heqjen e tyre !

-Sa janë me rrezik dhe të dëmshme barrikadat e instaluaara të Beogradit zyrtar për procesin e paqes dhe të sigurisë, jo vetëm në rajonin ballkanik, por edhe në atë evropian, Profesori universitar amerikan, njohësi i shkëlqyer i çështjeve ballkanike, Daniel Server me të drejtë e ka kritikuar kryeministren serbe Ana Bërnabiq se “ Edhe pse serbët kanë të drejtën që të demonstrojnë paqësisht, askush nuk ka të drejtë t’i bllokojë rrugët me barrikada dhe të kryejë sulme ndaj policisë, të rrezikojë rendin dhe sigurinë publike. Dhe, si kryeministre e Serbisë, nuk keni të drejtë, që të fusni njerëz për ta destabilizuar një shtet fqinjë.” (https://thegeopost.com/en/news/serwer-brnabic-serbias-prime-minister-has-no-right-to-endanger-public-security-of-a-neighboring-country/).

Në këtë frymë, shprehet edhe Wofgang Ischinger (ish-diplomat gjerman), duke theksuar se “Jemi thellësisht të brengosur. Veprimi urgjent i prerë dhe roli i BE-së, si duket nuk e vetëdisoi Serbinë, se nxitja e dhunës ndaj shtetit fqinjë të Kosovës, do të pengonte vazhdimin e procesit të saj në BE?” (https://twitter.com/ischinger/status/1606893865289539584?ref_src=twsrc%5Etfw ).

Këtë e dëshmon edhe mosheqja e barrikadave nga rrugët dhe nga sheshet e Kosovës Verioe, të cilat paralajmërojnë se Serbia tanimë është e gatshme, që të hyjë në luftë kundër Kosovës, jo për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoritetit serb, i cili, në asnjë kuptim nuk është i rrezikuar, por i instrumentalizuar dhe i keqpërdorur nga vetë Serbia për qëllime të pretendimeve territoriale ndaj Kosovës shqiptare (mbi 90%).

Pra, thjesht, Serbia nuk e ka hallin e minoritetit serb, por grabitjen dhe copëtimin e territorit të veriut të Kosovës. Për këtë qëllim ka sajuar Dialogun e Brukselit (2011-2022), jo për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Mirëpo, sat ë zvarritet një barrikadim i tillë “hermetic” I veriut të Kosovës, s’ka dyshim se gjendja e sigurisë dhe e jetës normale e të gjithë qytetarëve të atjeshëm, do të përkeqësohet edhe do të bëhet e padurueshme, me rrezik që të shpëthejë në ndonjë konflik të armatosur.

Edhe pse kaluan 2 javë, duke e lutur presidentin Aleksandër Vuçiq , që t’i heqë barrikadat dhe, në vend të tyre, të vazhdojë dialogu për arritjen e ndonjë marrëvshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq (ashu sikurse dikur në vitet ’90. “vozhdi” i tij , Slobodan Milosheviq) ka futur kokën në zallë si “struci”, duke i refuzuar të gjitha rekomandimet dhe propozimet paqësore të Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s, që me rrugë diplomatike dhe politike paqësore, të zgjidhej problemi i sajuar gjeopolitik dhe gjeostrategjik i veriut të Kosovës.

Një tolerancë e këtillë ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, nuk është e pranueshme as për OKB-në , as për rendin e sotëm juridik ndërkombëtar e as për të drejtën ndërkombëtare. Përkundrazi, është një rrezik potemcial për paqen, për sigurinë dhe për mirëqenien e mabrë njerëzimit.

Sa më sipër ato shtete që shkelin normat, parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe parimet dhe objekivat e Kartës së OKB-së, nuk kanë të drejtë morale e as ligjore të jenë anëtare të OKB-së, dhe të asnjë organizate paqësore në botë.

2 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page