top of page

Okën pije, pikën mos e derdh!


Prof Dr Fatmir Terziu

E gjitha tashmë është një risk. Një risk që vjen nga një shpjegim që i përket interesave specifike të një morse fjalësh të cilat vetëm origjina e tyre i sqaron bukur. "Okën pije, pikën mos e derdh!" Nëse kjo do të kujtohej shpesh, do të kuptohej mirë dhe qartë, aspak duke u moderuar dhe postmoderuar, duke harruar kafshatën dhe bulën e djersës që e prodhon atë. Kjo do të ishte më afër së vërtetës. Do të mbetej e tillë me kusht që të gjitha harresat dhe kujtesat, modernizimet dhe postmodernizimet nuk do të zbraznin Fjalorin e Artë të Gjuhës, as nuk do ta shisnin atë për “mbijetesë”, nëse do të ishin kuptuar në të gjitha detajet e tij si pjesë e mekanizmit ekonomik të seleksionimit.

Nëse tendenca objektive shoqërore e kësaj epoke është mishëruar në synimet e paqarta subjektive të qasjeve për hir të moszhdukjes së Gjuhës, kjo do të ishte si në tokën djerrë, e cila dikur ishte bereqeti dhe jeta e Njeriut. Ndaj “Okën pije, pikën mos e derdh!”, ndoshta nuk është aq sa monopoli i kulturës, por nuk e bën që të thuhet “është e dobët dhe e varur”. Kjo vlen edhe për mbajtësit e pushtetit. Të tillat, të vlefshmet, duhet të vazhdojnë të ecin dhe të mos ngecin me mbajtësit e vërtetë të pushtetit, për të siguruar që sfera e tyre e shoqërisë masive, produkti specifik i së cilës ende ka shumë liberalizëm komod dhe intelektualizëm diktues rreth tij, nuk i nënshtrohet një seri pastrimesh.

Vartësia, pastaj mbetet një risk tjetër. Risku është edhe tek ajo që është vështirësia brenda vështirësive! Çdo gjë është e grumbulluar aq ngushtë sa përqendrimi i intelektit arrin në një nivel ku tejkalon demarkimet midis emrave të tillë teknikë. Uniteti i pamëshirshëm i industrisë së kulturës dëshmon për unitetin e dukshëm të politikës.

Dallimet e tilla janë edhe në atë që ndodh midis tregimeve të shkurtra, të botuara në rrjetet sociale, me ato në libra, të atyre në revista, dhe të atyre që mbesin në segmente të ndryshme të çmimeve letrare. Ndoshta nuk pasqyrojnë aq shumë dallimet reale, por ama na afrojnë tek ajo që duhet, dhe na tregojnë se sa harresat dhe mbijetesat me qëllim ndihmojnë në klasifikimin, organizimin dhe identifikimin e vetë jetës konsumuese të konsumatorëve të një gjuhe. Diçka, ndodh që të sigurohet për të gjithë?! E dimë përgjigjen…, por në mënyrë që askush të mos mund të shpëtojë nga harresa me qëllim, ndryshimet janë bërë me çekiç në dorë, në një shtëpi dhe përhapen pastaj në të gjitha muret mbajtëse të një shtëpie, qoftë kjo dhe në procesin e vizatimit, skicimit, apo dhe të idesë në kokën e njeriut konsumues të një gjuhe me harresë dhe trazime. A thua me vetëm “Okën pije, pikën mos e derdh!” këtu ka mbetur hierarkia e një sfide, përgjigja ndaj një mendimi ndryshe?! Hierarkia e cilësive serike të gjuhëve nën diktat, të gjuhëve nën proces harrese?!

Hierarkia e cilësive serike të bëra në publik shërben vetëm për ta kuantifikuar atë që ndodh mes kësaj harrese, ndodh më plotësisht. Të gjithë duhet të sillen spontanisht sipas një “niveli” të përcaktuar nga indekset e zyrës, poltikës, zyrtarëve dhe politikanëse, që zgjedhin kategorinë e produktit masiv të prodhuar për llojin e tyre: “mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë!”. Në grafikët e organizatave kërkimore, të padiskutueshme nga ato të propagandës politike, konsumatorët ndahen si material statistikor në zona të kuqe, jeshile dhe blu, sipas grupit të të ardhurave, duke kuptuar qartë sa deputetë dinë dhe flasin anglisht, më falni sa prej tyre dinë dhe shkruajnë pastër dhe bukur shqip!?

Natyra skematike e kësaj procedure është e dukshme nga fakti se produktet e diferencuara politikisht janë përfundimisht të gjithë njësoj. Se ndryshimi midis tyre është thelbësisht iluzor, dihet nga çdo fëmijë, i cili është i magjepsur nga ky ndryshim. Përparësitë dhe disavantazhet e debatuara nga entuziastët shërbejnë vetëm për të përjetësuar shfaqjen e konkurrencës dhe zgjedhjes. Nuk është ndryshe me “Okën pije, pikën mos e derdh!”, kur nuk futet në këtë rrjet harrese…

41 views2 comments

2 comentarios


Perparim Hysi

Je "ilaç" që pihet me pika!

Me gusta

Timo Merkuri

Shume bukur Fatmir Terziu. Si gjithmon elokuent ne hollesirat te shprehura me finese...

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page