top of page

Oferta e një njeriu që punon dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb


Oferta e një njeriu që punon dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb


Nga Petrit Shahini


Ndërsa fushata për 14 majin ka shkuar në pika të ndjeshme, pika ime e ndalesës është në Kuksin tim, në dhimbjen time të ndjeshme, në dhimbjen demokratike, aty ku kandidon me bindjen e fortë të fitores për kreun e Bashkisë, mjeku i mirrënjohur shqiptar, Admir Sinamati. E them këtë se natyrshëm fjala shkon tek fjala, dhe vota më e garantuar është kur ajo shihet njësoj sikurse shihet koha e mirë që në mëngjesin e një dite të bukur. Kandidati i Koalicionit të Lirisë, ku merr pjesë dhe PD e Prof Dr Sali Berishës, për Bashkinë Kukës, mjeku Admir Sinamati, nuk ka thjesht oferta ime për qytetarët e ndjeshëm të Kukësit, por ofertat janë pasqyra e një rruge të gjatë me të cilën ai si human, si intelektual, si njeri mbi të gjitha, i ka merituar gjithnjë e më shumë duke fituar zemrat e njerëzve anembanë.


Dr Admir Sinamati me Dr. Fadil Spahiun

Kohë më parë e kam parë atë në vëmendjen e një mjeku tjetër me emër dhe zemër të madhe, Dr. Fadil Spahiu, që natyrshëm të dy kanë krijuar emrin e vetë meritor. Ndërsa Dr Fadil Spahiu ka punuar dhe ka gëzuar respektin e gjithë Gramshit, në kohën që ishte kirurg atje, pata dëgjuar se rusët e kohës së hershme e patën quajtur atë „kirurgun me duar të arta“. Të njëjtën gjë kolegu i respektuar ndan dhe për këtë emër meritor dhe kështu dy personalitetet e vëna pranë e pranë në këtë pikë, flasin për këtë meritore të ndjeshme që natyrshëm në sytë e njerëzve, votuesve kuksianë ka bërë të theksohet qartë dhe fitorja meritore e tij në 14 maj.

Kur Kryetari i PD Kukës, që fiotii në konkurrim me votat e 91 përqid të demokratëve, mjeku Admir Sinamati, prezantoi kandidaturën për Bashkinë e Kukësit, tha se oferta e tij për Kukësin është oferta e një njeriu që punon dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb. Dhe këtë ai e deklaron me besueshmërinë e plotë të besimit si mjek i mirënjohur, për shkak të dashurisë së tij të pakufishme për Kukësin, formimit të tij profesional si njeri intelektual i fushës së mjekësisë në shërbimin e Njeriut, instiktit të brendshëm të shërbesës dhe ndjesisë së përuljes para njerëzve nevojtarë, dhe i shtyrë nga kërkesa e vazhdueshme e sinqertë e demokratëve dhe njerëzve të tjerë anembanë Kukësit, por dhe nga kushtet në të cilat ndodhet per fat të keq Kukësi si dhe përgjegjësia që lind nga pozicioni politik.

"Ne jemi më të motivuar se kurrë që Kukësit dhe Shqipërisë t’i kthejmë shpresën. Rilindja në Kukës është më bosh, është e braktisura e madhe. Shpresoj që gjithë Shqipëria ta braktisë atë më 14 maj."



Kështu kandidimi i tij për kryetar Bashkie në Kukës është mjaft e besueshme dhe konkurruese se oferta e tij është oferta e nje biri që e do pa kushte vendlindjen e tij, e një intelektuali që betohet në emër të parimeve të barazisë dhe së drejtës njerëzore, e një politikani që ka yll polar votën e lirë dhe besimin në vlerat e demokracisë, pra oferta e tij për Kukësin është oferta e një njeriu që punon për/dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb! Ai mbetet i mirëbesueshëm kur thotë „Misioni ynë i përbashkët është të punojmë pa u lodhur për të çliruar njëherë e mirë Kukësin nga uzurpatorët, të cilët përveç korrupsionit, arrogancës, dhunës, shpërfilljes po i servirin Kukësit dhe Shqipërisë emigracionin masiv dhe zbrazjen e shtëpive shqiptare. Qëllimi ynë përkon me interesin e gjithë qytetarëve kuksianë, ndaj unë ndjehem i bindur dhe i sigurtë në realizimin e fitores sone ne zgjedhjet e 14 Majit 2023! Zoti e bekoftë Kukësin! Zoti i bekoftë patriotët dhe shqiptarët që e duan pa kushte Shqipërinë!“

Tashmë duke parë këtë figurë të madhe, të respektuar, këtë demokrat në krahët e një figure aq të ndritur sikurse mbetet Dr Fadil Spahiu, njëzëri qindra e qindra kuksianë që ndodhen në emigrim në Britaninë e Madhe i kanë refuzuar kanditaurat e tjera, që ua kërkojnë votat me premtime absurde dhe kanë fituar zemrën e Dr Admir Sinamatit, duke u deklaruar përditë e më shumë hapur se ai tashmë është kryetari i votuar i zemrave dhe dëshirave të tyre të mbetura në ajër nga pushtetarët e sotëm, që përditë e më shumë i shtyjnë të braktisin vendlindjen. Vota për Dr Admir Sinamatin, thonë ata nëbiseda të shumta është vota e munguar dhe e duhur për një rikthim besimi, për një fitore meritore në Kukës e kudo anembanë Shqipërisë ku kandidojnë figurat më të nderuara të demokratëve shqiptarë që drejtohen nga Prof Dr Sali Berisha.

134 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page