(Një vështrim eseistik psiko- analitik mbi studimet e një djali durrsak si një ngjarje jo e zakonshme )
Të jesh ekselent në përfundim të studimeve në Republikën shqiptare, patjetër që është një ngjarje jo e zakonshme. Po, jo e zakonshme!! Përse jo e zakonshme? Sepse të jesh ekselent né fund të gjithë studimeve e të marrësh bachelorin me cilësimin “ekselent” do të thotë që një i ri, né rastin tonë durrsak e me emrin Rei Qerimi të fillojë fenomenin “ekselent” që né stadet e fillimeve të shkollimit.
Né klasat 1- 6 né shkollën 9 vjecare “ Vincenc Prenushi” përfundoi mësimet me mesataren e notave 10; né klasat 7-12 né shkollën jo publike “Mihal Ekonomi” mësimet u cilësuan me mesataren 10; né tre vitet si student né UET, studimet u cilësuan me notën 9,9.
Në këtë ese nuk kam qëllim që të propagandoj një person, një student. Jo! Qëllimi rreh tejet larg duke rrokur hapësira kohe të shkuara dhe kohëra të ardhme. Të jesh ekselent sot si durrsak ke sjellë né vëmendje të publikut, të mediave, të institucioneve se ti rrjedh nga një popull durrsak, një popull që i ka dhënë historisë dhe vetë Durrësit njerëz të mëdhenj. Leonik Tomeu paraprin një plejadë të tërë emrash njerëzish të ndritur deri tek emrat e vetë shkollave që Durrësi ka caktuar.
Por të qenit ekselent do të thotë jo vetëm kaq; është një punë e mundishme që né fëmijëri të hershme, një punë me autodisiplinë e me disiplinë të komanduar për të thithur né mendje dhe në shpirt mësimet e programuara.
Duke biseduar me Rein për këto stërmundime ai të shprehet me një qetësi të admirueshme, qartësi prej të dituri:
“Po, kur kam pas me bo pyetje për mësimet që më jepnin i kam pyetur direkt profesorët e jo shokët apo shoqet e mi të klasës. Po, kam rikontrolluar veten né përvetësimin e mësimeve dhe i kam mbyllur boshllëqet...nëse bllokohesha diku né thellësitë e mendjes time, nuk e kam humbur qetësinë dhe kam krijuar hartat e mia mendore.”
Nuk e kam lënë të vazhdojë më tej këtë rinosh, sepse mendja më shkoi papritmas te një shaka e mundshme:
“ Po me lek a bëhesh ekselent?”
Nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje deri më tani. Ndoshta ky fenomeni i ekselencës mund të jetë i paprekshëm nga virusi i marrjes sé diplomave me lek, euro apo dollarë! Ndoshta!
Rei sot, duke filluar nga data 13 korrik 2022 është shpallur studenti më i mirë né Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit për vitin akademik 2021- 2022.
Tek shkruaj këtë radhë nga interneti shoh se ka qenë me kohë nënës ekselent né maturën shtetërore né provimet e matematikës dhe biologjisë me notën 10. Më tej mëson se zgjodhi vetë programin Financë- Kontabilitet me bursë të plotë ekselence e që e ruajti për të tre vitet këtë bursë falë rezultateve të larta akademike.
Mendja bën paralele me programet e stërvitjes sé marinsave ku arritja e objektivit është e padiskutueshme, ku objektivi edhe pse i largët né kohë është i arritshëm me shumë mundime aq sa mund ta quash pa frikë një odise të lodhshme e paekuivoke.
Durrësi, sot ka një njeri të shenjuar né mesin e tij, nje njeri që sjell të kaluarën dhe të ardhmen e njohur e të panjohur. Ndoshta nuk desha të bëj një ese për Rei Qerimin! Por për njerëzit që punojnë me mundime e me pastërti morale, ndoshta ja vlen kjo ese.
Gjithsesi Rei Qerimi është brenda kësaj eseje!
Montecchio Maggiore
Korrik 2022
Comments