top of page

Odise Kote: shkrimtari që zbërthen pengjet e gurëve


Odise Kote

Odise Kote: shkrimtari që zbërthen pengjet e gurëve


Orët e mëngjesit“ (1989) është libri i parë me poezi i shkrimtarit, poetit dhe studiuesit Odise Kote. Nën redaktimin e Foto Malos „Orët e mëngjesit“ i atij viti nën siglën e shtëpisë botuese të asaj kohe „Naim Frashëri“ u shënua si një libër që sillte në skenë vëmendjen e një poeti me të ardhme të sigurtë. Dhe më pas 103 faqe që i përkasin librit „1997: tregime, poezi, ese, etj...“ të autorit Odise Kote të botuar në Tiranë nga „Albin“ e që mban vitin e botimit 1998, natyrisht kishin në thelb atë që pritej. Vëllimi i tij poetik „Ajkuna“ (2003) ka për redaktor poetin e mirrënjohur shqiptar, Ilirian Zhupa dhe natyrisht është një vëllim që lexohet me ëndje. Po në vitin 2003 libri i tij i botuar ka titullin „E qeshura pas porte...“ dhe është një roman dhe gjashtë tregime në të. Ndërsa libri i tij i botuar nga „Toena“ në vitin 2009 mban titullin „Vejusha“ dhe ky libër është një përmbledhje me tregime dhe novela. Po „Toena“ ia ka botuar romanin e tij „Betim i remë“ (2010). Ndryshe nga të parët në vitin 2014 me ndihmën e „Milosao“-s së Agim Matos, „Mjeshtër i Madh“ ai botoi një libër mjaft tërheqës „Demokratia, shkollë e gazetarisë shqiptare: tipologjia e teksteve publicistiko letrare“. Romanin „Ura e Margaritës“ autori e botoi në vitin 2014 dhe në vitin 2017 romanin „Funerali i Hijes“. Këtë vit në kushtet e një situate pandemike, pra në vitin që jemi 2021, shkrimtari promovoi vëllimin e tij poetik më të ri, „Pengje të gurëve“ që ka për redaktor Arben Bllacin.

Poetja Eli Kanina shkruan: „Nëse Ismail Kadare me letërsinë e tij na shpie mrekullisht në Gjirokastër, shkrimtari dhe gazetari Odise Kote na e shpalos në mënyrën më të bukur e të vërtetë Gjirokastrën, duke na mbajtur fort aty me argumentin historik, të zbulimit arkeologjik, të bindjes fetare, të traditës dhe trashëgimisë kulturore të saj, me qytetarinë, me politikën, me gjeografinë dhe pasuritë e saj shumë dimensionale...“ Për këtë shkak të shkrimit të saj qëmtojmë dhe vazhdimin që rreket të sqarojë „Për shkak të origjinës së tij, të dijeve dhe kulturës së gjerë, të studimeve dhe eksperiencave, të pozicioneve të punës, por edhe të kontributeve të tij si qytetar që jeton e punon në Gjirokastër, Odise Kote mbetet sa bindës dhe interesant, në bisedat e takimet me të... Por edhe më bukur, Gjirokastra lexohet me talentin e penës në librat e tij, që këtë herë na vjen me përmbledhjen në poezi “Pengje të gurëve”!“

Duke parë në tërësi gjithë krijimtarinë e pasur e të talentuar të shkrimtarit Odise Kote, natyrisht mund të themi me plotë gojën se ai është dhe mbetet një emër i plotësuar jo vetëm në territorine tij, Gjirokastër, por dhe më gjerë, ku dhe konkurron denjësisht në mjaft krijime të tij.

(F. T. )

52 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page