top of page

Observim gjatë leximit të romanit ,,Blirët e Pejes"


Observim gjatë leximit të romanit ,,Blirët e Pejes"

/insert Ditari im/.

Dikund nga ora 3 e mëngjesit, nisa të menduarit për “Bliret e Pejes”. Nga të filloj? Si? Në të vërtetë, a të filloj? Vërtetë që kam dhënë pa numër here perceptimet e mija por…ky është një rast serioz. Ndjejë se mund ta jap por…

Do filloj /të lidhur me ate që kam dhënë më pare/:

“ I vetmi cak imi tek lexoj/rilexoj/ “ Blirtët…” është kërshëria për të kuptuar peshën letrare-filosofike dhe shtrirjen në kohë dhe në hapësirë-domëthënien po se po të romanit-dhe, me gjuhën time ndofta paksa të parendomtë të jap një mendim sa me përkates për romanin.

Dhe, që në fill të nisjes bëra pyetje-për vete: do ia dale kësaj? Do ia dal që një bote të dhënë aty, ta analizoj dhe tek interpretoj dialogjet dhe të tjerat bashkë me to, të mbërrijtem tek një mendim të qëndrueshem si vlerë.

Romancieri që nuk është vetëm romancier, një Elbasanas që jeton në Londër në kryeqendrën e MBB për të cilin do ishte fare logjike frekuentimi në linjen Atëdhe-Vendmërgatë, se si për befasinë e të gjithëve /sado që nga një shkrimtar i lartësisë së këtillë pritet një gjë e tillë/, hiq me pak se “ngujon vetën” në një vit të para gadi një shekulli dhe ate në 1936-in vit të një qyteti të cilit nuk ia ka parë dhe nuk do duhej t’ia njeh konkretisht as relievin, as pllajat e gjëra as shpirtin, as historinë dhe tipare të tjera. “Blirët…”jo se jo! E, përkundra kësaj-shkruan një roman të tërë për këte. Mund të ndodhë kjo? E lexova unë dhe le ta lexojnë dhe tjerët dhe u binda sikur do bindeni dhe Ju.

Z. Fatmir Terziu, ky apologjet i kultures shqiptare në Britani dhe jo vetëm atje, duket se nga ai instikti hulumtues me të cilin është lindur, ajo kërshëria e vërtetëdashësit të pasionuar, nga shtytes të furishem te intelektit të tij, tek gjezdisë hapësirës pa limitë se’q’ndaloj në Pejën e v.1936. Përse në Pejën? Do pyetin edhe kurreshtarët edhe ziliqaret. Nuk kishte ndonjë qytet tjetër i Kosovës të denjë për një roman të këtillë. Cilido. Më në fund, në këte historinë tone, secili ka hisen e vetë dhe secilit i takon lavdia për te.

Ndofta se, falë veçorive prej gjithëfaresh: historike, pozites gjeografike, reflekseve të diplomacies ndërkombëtare që përkojnë me te, konfiguracionit mahnites, flores së veçantë, vendosja e një tragjedie të një familjeje bëhet më e mprehtë, me një tension dramatik të thekshëm tek lexuesi, përtej kësaj,e dhimbshme dhe moralizuese tek e vendosë në një qytet që frekuenton me Shkodren, por dhe me Beogradin. Me Tiranen apo me qytete ballkanike e europiane rrotull por edhe me ato tepër të largëta. Në një qytet që për një kohë gjallërojnë tre tempuj të tre religjioneve. Tre tempuj që ligjërojnë religjionin individualisht po dhe që japin vetëm një domëthënie.Ndofta që kontrast i relievit: bjeshkët epike të Rugoves e pllajat jeshille që nuk t’i kapërthën syri, japin një pamje që rezaton një bukuri përrallore. Bukuri të denjë për adhurimin dhe për një roman çfarë na e dha z. Terziu.

Shkrimtari nis romanin me një Prolog dhe në disa pika jep identitetin e personazheve që tek ecin kaptinave njëra pas tjetres, futin herë në monolog herë në dialog, personazhe të tjera që bëjnë “korrin” romanesk” nëpërmjet të të cilëve edhe përfitohet në shkallën e dhimbjes nga dramë e tyre.



Z. Terziu, e projekton fare mire rrjedhën-ate procedeun e romanit duke dhënë sëpari Prologun. Një krijues sikur ai, është nonsense të mos ketë dijtur se ka mundur t’i dal tek fundi romanit me Epilogun por e vlerësoj me saktësi se Prologu resp.është fati tragjik i personazheve dhënë në Prolog që mba të zgjuar kërshërinë e lexuesit. Prologu i cili, duke dhënë pamjen e një tragjedie, do ngrit shumë e më shumë shqetësimin sa për të mësuar se përse një Abdullah Brahimoviq pas pelegrinazhit në Australi të largët këthehet në Pejë me të holla të fituara, përse një Said Suleviq një që kishte një ardhmëri pëson një rënie morale aqë poshtë sa për të rënduar ndërgjegjën e vetë me krimin edhe të asaj që aqë e dashti, dhe përse ajo Zadja 15-16 vjeçare e bukur, vriten…! Nga kush? Kush është dorasi e kush gërgasi. Po, për këte më poshtë…

Z. Terziu në një vit pikërisht ate 1936-tin, në v.1936-të të Pejës së tij që del i veçuar për arsye të vështruara në një plan më të gjerë, në afërisht një faqe romani mbërthen tragjedinë e dy familjeve: Brahimoviç dhe Suleviç.

Të pafajshmit Abdullah Brahimoviç dhe e motra Zadja e bukur dhe i fajshmi Said Suleviç. Dhe bëhet pyetja: përse lejohet një padrejtësi e këtillë. Na thot mendja se njëra për të rritur peshën e krimit, tjetra të dinjitetit e nderit. Po, cilat janë justifikimet morale, filosofike po deshëm- që i pati parasyesh z. Terziu, kur në një rrëmujë armesh, përmes atyre katër vrasësve të paguar me florinjë nga Said Suleviç, që nuk dihet së cilën gjuhë flitnin dhe ate tek do fillonte zefki për këthimin nga Australia të Abdullahut tek Brahimoviçet. Z.Terziu, la që të gjithë të vriten në një vend dhe nuk do ta gjykoj çështjen sipas drejtësisë e as moralit. Këte do ja përcjellë Gjykates së shtetit të atëherëshem. Dhe përsëri, përmes një provokimi të këtillë të gjykates resp. pushtetit të kohes, ta nxjerrë në suprinë qelbësiren e mizorinë po të atij pushteti. Në të vërtetë, Abdullah e Zada Brahimoviç, janë ata që të viktimizuar, njëherë shpërfaqin tërë mizerinë morale të Saidit, po dhe vetë Saidin sërish në atë shpërfaqje të mizerisë por edhe të ndëshkuar njësoj sikur të pafajshmit Abdullah e Zade. Autori sikur e nënkupton po edhe në kontekstin e thot se, Shteti, pushteti, gjykata dhe instancat tjera të jurisprudences, nuk janë aty të ndajnë drejtësi të paanshme, të diferencojnë nderin dhe të pafajshmit, po të dënojnë e shfarosin pa kushte. Si vëlla e motër si të fejuarin.. Dhe, derisa viktima e vëlla e moter paraqesin moralizim kulmor /njëri si punëtor që treti për fitime në Australinë e largët/ e tjetra me respektin ndaj nderit, zakonit e traditën/ dhe dhimbje tronditëse tek lexuesi, Saidi trajtohet si antivlerë morale i cili është aty sa për të demonstruar figuren që përdhosë nderin, egoizmin që mohon premisat zakonore e morale dhe aleancen poshtruese të një batakçiu me krimin –me vrasësit dhe gërgasësit, për të mbetur edhe vetë i vdekur në vendbetejë..

Dua të nënvizoj se pas vrasjes, sipas zakonit të kohës ata “vrasësit” ‘kishin bërë detyrën në kapjen e vajzës’, që të mos ‘kishte fat martese tjetër veç vdekjes’... Të vdekur! Ky ishte një zbatim fanatik i zakonit i cili shtrihej edhe përtej vdekjes. Vajza e vdekur tërhiqet zvarrë deri tek oborri i të fejuarit të saj Said.. Dhe ata, të katër vrasësit të paguar nga Said Suleviç me florinjë/, nuk dihet së cilën gjuhë flitnin. Vetëm një fakt dihet se “Pisha Flamur e Qafës së Pejës…" ishte dëshmitari i heshtur…që foli në gjuhën e tij kur tentuan t’ja prisnin trungun.

Edhe fragmenti i thyerjes tektonike Pejë Karmë drejt Shkodrës, nga Shkodra në Pejë gjatë mbajti erën dhe gjurmët e gjakut... Por gjurmët të shpinin diku më larg... shkrimtari nuk jep informacion për gjuhën që flisnin vetëm e thot: ‘kishin bërë detyrën në kapjen e vajzës’, që të mos ‘kishte fat martese tjetër veç vdekjes’..



66 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page