
O MOJ VLORË! E BUKURA VLORË! Për DITËN E PAVARËSISË (poezi jubilare)
Nga Përparim Hysi
O moj VLORË! E bukura VLORË! O qyteti i PAVARËSISË! Vij të puth me këmbë e dorë TY dhe ISMAIL BUKURISË!
Se ti, moj VLORË, më je NËNA Dhe si mund të të harrojmë? Kush s'të do, kancer me gjëmba! Gjithë SHQIPTARËT e mallkojnë.
ISMAIL QEMALI qe ai BURRI SHQIPËRINË më vete shpalli Vuri buzët tek FLAMURI A harrohet F L A M U R T A R I?
Ai është BABAI i KOMBIT Që u thinj për SHQIPËRINË Ditën e njëzet e tetë nëntorit Ne festojmë PAVARËSINË.
Nesër plot njëqind e shtatë vjet Plot një shekull edhe ca Por s'harrohesh për jetë Ty të kemi si BABA!
Rrron i gjallë në zemrat tona Nga një brez tek brezi tjetër Rron sa do rrojë VLORA Dhe nuk kanë për të vdekur
Dhe kur vijmë më njëzet e tetë, Dhe kur vijmë aty, në VLORË! Buzët vëmë mbi monument Për ata që ranë therorë.
I kujtojmë një nga një ISMAILI s'qe i vetëm Brohorasim me një zë: - Do të rroni për tërë jetën!
Ti, moj VLORË, je Katragjyshe ISMAILI - KATRAGJJYSH! Pa më thuaj:- A bëjmë do ndryshe Që mos ju duam p ë r j e t ë s i sht?!!!
Tiranë,27 nëntor 2019