top of page

O DURO! Të thërres,a më dëgjon?



IN memoriam,DURO MUSTAFAI


Nga Përparim Hysi


Nesër, më 22 dhjetor, ti mbush vitin që shkove në amshim.Ike dhe pas le dhimbjen e madhe,së pari,për KATIN (SHEFIKAT ÇOBO) nga ELBASANI, me të cilën ti u lidhe që në bankat e shkollës NORMALE që e mbarove në vitin 1954.Për KATIN (po kush më shumë se sa ajo e ka ndjerë dhimbjen?) ti bëre sakrifca që aso kohe qenë të mëdha.Ti qe lauerat me nota dhe,ngaqë në atë kohë, në plan të parë qe biografia,ti dhe nga kjo anë qe"laureat": i lidhur kockë e mish me partinë dhe, megjithatë, mbi të gjtha qe dashuria për KATIN. I kishe të gjithë ç'kërkohej për të vazhduar studimet jashtë shetit dhe,për mos u larguar nga KATI, i mohove këto të drejta që të takonin dhe mbete në Shqipëri. Mandej,ti,pothuaj tërë jetën tënde të gjatë,e kalove si gazetar. Pena jote e mprehtë veç gazetës,lëvroi në"arat e letërsisë" sa në prozë dhe,po aq në poezi. Në çdo gjini të letërsisë ti ke emrin tënd të nderuar dhe,sado që nuk je më në jetë, rron përmjet veprave që ke lënë. Për këto vlera, nuk kam folur vetëm unë,por dhe miq e shokë që të kanë njohur. Pastaj dhimbja bie mbi djalin,ALQIN, mbi çupën,mbi mbesat,nipin dhe më tej, tek të afërmit si familje.

* * * DURO! Të thërres,a më dëgjon? Jam unë që të thërres,një nga"ata shokët që u bëmë vëllezër" dhe kjo thirrja ime,kthehet në një britmë,si ato në MALËSI"Majëkrahi" me jehonën e saj,se amplifikohet nga dhjetra thirrje të atyre shokëve që e ndjejnë dhimbjen e ikjes,njësoj si unë. Për t'i besuar këtij "amplifikimI",unë po t'i pranëvë një nga një emrat e tyre. Po të thërret PRESIDENTI PERMANET i"Republikës të shokëve që u bënë vëllezër",AKADEMIKU,PROFESOR-DOKTOR,BARDHYL GOLEMI. Po thërresin ekonomistët e shquar,NIKO GJYZARI,LUAN ÇIPI,MINELLA MOSKO! Aty,bashkarisht,inxhinierët GUDAR TOTO,SABAVET YMERI,STEFAN BITRI,VIKTOR HOXHA,VANGJEL LOLI,AXHEM GJONI,TAULLA BIMO.Aty është ish-diplomati PIRO VESHI dhe"postulati SHOKËT që na u bënë vëllezër" vdiq dhe u zhbë bashkë me ikjen tënde nga kjo botë, Nga kjo anë, i dashur DURO,ti ike i "lumtur". Një shpirt i brishtë si yti,do vdiste pak nga pak e dalngadalë,kur të shihte se si njerëz të moshave të ndryshme, kot na së koti, do faleshin ashtu siç falen kallinjët e grurit nga drapëri. Një shpirt si yti ( ti ishe zemëroqean), do bënte "arrestkardiak",se ti me penë e me gojë aspiroje për jetë.

* * * DURO i dashur! Me thirrjen time janë bashkuar dhe ata" musketjerët" pranë shkollës "SABAUDIN GABRANI" ku çdo të mërkurë,shkëmbenim "tepsitë" e miqësisë,gati 70-vjeçare me njëri- tjetrin. E amplifikojnë thirrje time:THOMA MIÇALLIU.PIRO PAPALILO,QANI ZAIMI dhe, padyshim,gjeneratori si "rrymë Golfstrimi" i botimit"HORA",inxhinieri BESNIK RESHAT HASANI. E amplifikon zërin tim të dhimbshëm, DHIMITËR NINI që, në këto ditë të ftohta dhjetori, është gati ta heqë pallton "GUB" e të ta veshë që mos kesh ftoht atje ku prehesh. DURO i dashur! Monstrat kanë qëllim jo ta"modifikojnë botën apo njerëzit",por,ngaqë në genet e tyre, kanë gjak të ftohtë si lakuriqtë e natës, ia arritën që të vrasin dashurinë mes njerëzve.Kjo nuk është arritje,por zhbërje e GLOBIT. DURO! Fali"shokët që u bënë vëllezër",që nuk vijnë dot e të pinë kafenë përkujtimore për ty. Secili e ka dhimbjen në zemër dhe secili pej nesh do të kujtojmë sa të jemi gjallë. Lamtumir,or mik i mirë!

Tiranë,21 dhjetor 2020

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page