
Nxehtësi vere
(cikël me lirika)
Nga Përparim HYSI
1. LARA * LARA kishte sybojëqielli dhe mahniti PASTERNAKUN ** Po është një"LARË" nga FIERI që më turbulloi gjakun, LARË E FIERIT ka një trup,çfarë të them?Mos është fidan? S'e mohoj e nuk kam turp që për të,mendja më luan. Gjoksi i saj,kërcen si pjepër:si një pjepër në DIVJAKË *** Epo unë nuk jam i verbër që mos ia ha me sy nga pak. Se është verë dhe pjepri i pjekur,duhet prerë e duhet ngrënë Po unë ende nuk kam vdekur (s'e lë"pjeprin" të shkojë dëm.) PASTËRNAKU gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi Kjo që mua,më prishi gjakun, askërkujt pe s'i lëshoj Nuk e njihni"LARËN TIME"(është e tjetrit,ta marrë djalli!) Nëse këtë e quaj:time! MA do shpirti, ma do xhani. *heroinë e romanit "Doktor ZHI VAGO"
** Boris PASTERANAK fitues i çmimit NOBEL në vitin 1958. *** fshat (tani qytet) në rrethin e LUSHNJES,i famshëm për bostan.
2. SHEHREZADE
Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës
Që prrallte SULLTANIN për njëmijë e një net
Po është një bukuroshe që rri ballas
Dhe me synë e saj të zi,keqas po më nget.
Sado që kokën e ka mbuluar me shami,
Dhe lidhur e mban atë,nën gushë
Po unë të shikoj fshehur,kam kohë që di
Dhe marrë"vijëshënimi" si ta qëlloj me pushkë!
Syrin ajo e ka të madh si filxhan
Qepallën e ka të gjatë e me bisht
Jam gat atij syri t'i bëhem "kurban"
Se nuk duroj kur më shpon egërsisht.
E quaj SHEHREZADE se është nga IRANI
Në sytë e saj:krejt qielli i PERSISË!
Eh,- them me vete,-paska patur hak SULLTANI
Që humbi pusullën prej bukurisë.
3.Për vete
Pema ime gjelbëroshe,seç po thahet pak nga pak Sepse koha si"kodoshe" i ha palcën si për"vakt" Zë e zihem unë me të(dua të ruaj gjelbërimin) Porse koha nuk më lë (s'e përfill Përparimin) Degët një nga një po thahen,trungu sa vjen e mpaket Me blerimin ja po ndahem,se po thinjem e po plakem Zemra sikur është e re,s'e pranon fare pleqërinë Se,siç e kini vënë re, unë shkruaj për dashurinë. Cicëron një"dallëndyshe",ciu-ciu ajo më ndjellë Unë një gjysh dhe ajo gjyshe,"cicërima" më këndellë "Ishareti" është i rëndë,se jam gërnjo e thinjosh. Po me gjyshen bëhet pëndë,dhe tak kthehem si djalosh.
4.Po kur thonë Po kur thonë:-Të iku mosha! Nuk ke moshë për"avaze" Unë jarani që mos qofsha,shkoj me një që është "taze" Shkoj me një që është"taze" dhe nuk pyes për katra a pesë Në fillim, bëri ca"naze", por pastaj më dha "audiencë" Ajo seç më dha"audiencë" dhe u bëmë kokë për kokë Unë ia putha sytë e zesë dhe mora në krah"hop" Dhe e mora në krahë"hop" dhe me terezi e shtriva Ajo më fali një botë...edhe"hëngra" sa u nginja.
5. ODA E MIQËVE Oda e miqëve mbeti bosh(sado verë:e ftohtë si akullnajë!) Ky boshllëk më streson e më lodh dhe ndjehem sikur kam bërë faj!!! Faj nuk kam bërë dhe jam i ndërgjegjshëm, se ngjasat qenë llahtar Bota u sulmua,papritur, rrufeshëm nga një virus barbar! Njerëzit, pothuja, humbën drejtpeshimin,rreth botës-kolaps Miqtë që dikur shkonin e vinin,tani mbi hundë nga një maskë. S'ka më as vajtje, as ardhje,se ÇEÇUA ka biçak! Tek shkruaj,ndjej keqardhje dhe stresohem jo pak. Mallkuar kush këtë virus e hodhi (na la pa shokë e miq) Kjo kohë stresante më lodhi(pa miq,jam KRISHT në Kryq) Oda e miqëve është bosh dhe pres që prapë të buçasë ZOT! Fajtorë të m'i dënoshë se botën e futën në kolaps. Tiranë, 13 korrik 2021
Comments