Nxehtësi korriku
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 16, 2022
- 2 min read

Nxehtësi korriku
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Unë të thash
Unë të thash:- Hajde vetëm!
Ti më erdhe me tët at.
E,kështu,të them të drejtën
Në takim nuk qeshë rehat.
SE m'u ul ai përballë.
Më tha:-Ç'kemi,Përparim?
Si për mua të kishte mall,
Si të qe i afërmi im?!
Por dhe unë e ktheva "fletën"
Sikur po luaja në skenë,
Kot më kot vazhdoj bisedën
Se nga mendja qeshë ujem.
Dhe në pyetshi si shkoi takimi?
Siç nisi dhe mbaroi
Atë ditëkorriku Përparimi,
Mbeti me gisht në gojë.
2.Kur pashë Engjëllushen "... unë Tanushën vet e kam pa, Ftyra e saj kuq si molla në degë"
Visaret e Kombit Halili e pa Tanushën dhe u mahnit prej saj Unë e pashë Engjëllushen dhe nuk e kam kollaj. SE sytë i ka si dy prushe dhe dhëmbët m'i ka si rruaza Ç'më bëre,moj Engjëllushe?Nuk e di që vuaj nga azma? Fytyra e bardhë dëborë,duarët me gishta si biluri Mend po digjem horë dhe lojti nga mendja burri Doli mendja nga burgjia,sa vjen e shtrëngon vapa Më mahniti bukuria.Engjëllushe, për ty plasa.
3.Mos më thoni
Mos më thoni:- Je i mbajtur,edhe fare nuk ke rënë?!!!
SE veç kokën kam të zbardhur,edhe dhëmbët kam të vënë.
Jo veç dhëmbët kam të vënë,por dhe këmbët po më lënë
Por ca zoga më janë vënë:kakarisin dhe s'më lënë.
Sa më shohin që s'kam këmbë dhe proteza kam vënë
Më ngacmojnë e nuk më lënë,duan të më hanë me dhëmbë
E më rroftë që jam i"mbajtur",shih me sy e plas me zemër
Shkove,vajte, o kokëzbardhur! Pleqëri më je si shemër!
4. Sa e hijshme!
Sa e hijshme ishe! Sa e hijshme!
Si një lule e tëra në luiëzim.
Kur buzëqeshe,krejt e magjishme
Epo vdis,o ashiku Përparim!
Ti kishe shkëlqimin e një bukurie hyjnore SE dashuroje për herë të parë E kujtoj atë kohë,kur mendje ma more Dhe mbushem me ngashërim e me mall. Qenë,me të vërtet,çaste të veçanta Se dashuronim me pasion I kujtoj ato takime aq të mjalta Mike e hijshme,Përparimi nuk të harron. SE atë kohë ne kishim zënë"qiellin e shtatë" Sado që takimet tona qenë të fshehta Për mua,moj mike,ti je e mjaltë Dhe enkas për ty,është vjersha.
5.Dashuria nuk njeh moshë
Vapë e madhe dhe desh"vdiqa"
Nuk po mbushesha dot me frymë
Por më"ngjalli",o miq,mikja
SE desh shkova në vidhimë.
Pa më bëri mua frymarrje Fut e nxirr të sajën frymë Vdekja iku në alarme Iku,shkoi në vidhimë. Nuk shkruaj e kam me prova Ndodhi mu në mes korrikut Këtë radhë vdekjes ia hodha I besoni ju "ashikut" Një"ashik" tetëdhjetë vjeçar Që po sillet si "riosh" Dashuron si të jetë djalë Sado që është thinjosh.
Tiranë,16 korrik 2022
Comentários