
Përrallë satirike
Ishe ti ky-intelektuali i lartësuar dhe i përfolur me respect e pijetet në qarqe provenience që në fakt, nuk dijnë se ç,kupton fjala, termi intelektual!
/Ky rrëfimi dhënë këtu, që ngjanë në ato të përrallxhinjëve të njohur botëror sikur janë: Ezopi, Andersen, vëllëzërit Grim, etj, ka po atë objektiv: apostrofimin e shtërpsisë krijuese, fodullëkun e adhuruesve dhe shtrirjen e hedonizmit tëndë nga privilegjët e pamerituara të mjedisit fare mediokër./:
Kishte një vend e aty një fis që kishte nevojë për një trashigimtarë. evojë deri tek një alamim fare të dëgjueshëm! Dhe pas një rropatjeje të shumë personave të ndritur e me përvojë të fisit, dhe pasi gjeten familjen në zë-aty bijen e sajë të bukur, morri një nuse nga-sikur ua kishin thënë si të vërtetë- fisi në zë, të bukur por mbi të gjitha të pjellëshme. Kjo u duhej pamatshëm shumë se dilte si nevojë immediate, sa nga dëshira e fisit po aqë e më shumë nga tradita e bindja se është tragjike të mos lindët trashigimtari e të fikët fisi.
Vajti mësiti i rregulluar sikur e donte misioni, , një person me autoritet mexhlisesh dhe gojëtarë, e priten me shumë respect, më pas, ia dhanë përgjigjen e pritur nga fisi dhe pasi zu të këthehet e i uruan rrugëtim të mbarë, ardhi tek fisi i tëri shend e gëzime. E priten me duartrokitje, ovacione e urime dhe u krijua një disponim edhe gëzimi edhe shprese. Dajret, kënga e gostia, nuk përajten deri diten neseër.
Ardhi dhe dita e e ardhjes së nuses. Në pajtim me nevojën që kishin, sapo hyri nusja në jeten e tyre, i bënin temena nga i madh e i vogël, dhe që në fillim, i siguronin të gjitha kushtet e jeteses nuses, për të cilat ia kishte lakmi secili. Fëmijët e thoshnin-vajzat adoleshente e në veçanti ato të rriturat për martesë:
” Do gjej burrin sa të kam një jetë si të hanëm nuses!”
Nusja u zbukurua sa ska / se bënte jetë princëresh: ushqimi, veshëmbathja, pushimi, respekti, dashuria e pamatshme e burrit, kryefisit. Të gjitha!/.
I sigurtë se do ndodhë e pritshmja, fisi nuk ia shikonte fytyren e bukur por barkun se aty kishte varë shpresen e vetë. E barku, tek bënin kujdes të skajshëm që të gjithë, rritej e rritej. I sigurtë se do lindët trashigimtari, fisi kishte bërë dhe pajen për foshnjën: djepin prinëror, lodrat, dhomën e veçantë e tj. që shkonin me këto.
Në kujdes ndaj nuses,peshën më të madhe e kishte ushqimi. Ajo tek hante ëmbëlsira, mish, brumëra e çfarë jo,i rritej e rritej barku, aqë sa edhe fusteni i gjerë i shtatzanisë, zu ti bie i ngushtër.
Kryefisi gatitej të celebronte evenimentin që kishte pritur me dhjetavite. Kishte bërë dhe skenarin për këte: dasmorët, dajret, ushqimi /kishte rritur tre-katër vjeta, kishte blerë dhe kokoshka, e biba/, mysafirët, etj.
Po nusja nuk lindte. Nuk lindte e barku ishte rritur sa për treneq. Kryefisi që mbulonte me kujdes e me të holla rastin, i shqetësuar ngritte vetullat në shenjë habie. Po, i jipte vetit gajret se-sikur kishte dëgjuar, ka shtatzani të zgjatura. Se ka raste të jashtzakonshme dhe, ndoshta ky-për fatin e fisit- ishte i till. Dhe barku i nuses kur kishte mbërrijtur kufirin e patejkalueshëm, ndaloj së rrituri. Po nusja nuk lindte trashigimtarin e pritur. Mund të ndodhë që pas kalimit të kohes për lindje, për një kohë beba të bëjë jeten tutje në barkun e nuses e pastaj ta lindë?- e mendonin nga dëshprimi. Po kjo, ishte një pritje e marrë e kushtëzuar nga meraku e nevoja për trashigimtarin.
Kryefisniku zu të dyshoj se barku i rrituri nuses nuk ishte nga shtatëzania por ishte majmëruar nga tepria e të ushqyerit të nuses dhe ushqimit kalorik.
Më në fund, pas një procedimi të fakteve, pas thashethënave, pas marrjes së informacioneve nga personat kompetent, në dëshprim të të gjithëve, u kuptua se nusja ishte një shterpë që nuk do lindte kurrë dhe që këte e kishte dijtur nga e para ditë, por i pëlqenin tatlijat dhe ushqimi i baqices së fisit.
Kryefisniku i dëshpruar u gjet nën kritik për kumtin që kishte dhënë e i cili supozonte lindjen dhe kur e rrethuan, ua tha: Ç’më shikoni me hakrim: nuk jam i vetmi fajtor! Të gjithë e kishim nën vëshgim e asnjë nuk dyshonte në shtatëzani. Më në fund, nuk isha brënda barkut të saj që ta dij se nuk ka foshnjen e pritur në te.
Kurse, kur nga të gjitha anet që pritnin lindjen e trashigimtarit, me fjalë a me mimikë pritnin përgjigjen e nuses, ajo, nga çardaku i shtëpisë, me arrogancë iu drejtua të pranishmëve: asnjëherë askush nuk më pyeti nëse isha shterpë dhe nëse mund të lindi. Jam unë fajtore për mosdijtjen tuaj për gjërat më të përditshme! Jam unë fajtore që nuk dalloni barkun e madh nga shtatzania? Jo, por provinienca dhe nevojat tuaja. Sapo të shihni një barkëmadhe, e merrni shtatzënë…
Ulën koken teksa në vete pranuan se kishin vështruar e konkluduar naivisht barkun e fryer për shtatzani dhe ashtu, të zhgënjyer fare, u këthyen nga kishin ardhur, kurse kryefisi kishte mbylluar veten në shtëpi për kohë më të gjat si ndëshkim për mungesen e syçeltësisë..
Jeta ka dhe anën e vetë komike, ashtu siç jepet në këtë tregim të këndshëm të shkrimtarit z.Minush Hoxha, tregim i denjë për t'u inskenuar nga ndonjë trup komike. Qerratallesha Nuse, ndonse e di që është "tokë e djerrë", bën sikur s'kupton për të shijuar frytet e një kujdesi të veçant, që përfundon me zhgënjimin tepër të hidhur e qesharak të të gjithë atyreve që prisnin me se s'bën trashëgimtarin. Mendoj se mbase do kishte qenë edhe më qesharake nëse tërë ajo pritshmëri e dështuar, kur të gjithë i hakërreheshin Nuses dhe e bënin fajtore, në fakt vinte për faj të sterilitetit të dhëndrit. (S'besoj të mërzitet nga kjo shfaqje mendimi prej meje z.Minush!)
…