top of page

NUSËRIA QË U SHUA NË RINI


NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË NËNËS NAILE XHAKA HOXHA

 

                (NUSËRIA QË U SHUA NË RINI )


Vajza e bukur,trimëresha Naile Xhaka kishte lindur në Tërbaç në 10 mars 1926,në stinën e bukur të pranverës. U rrit dhe u edukua me dashuri për atdheun. Në vitet e luftës antifashiste luftoi me armë kundër pushtuesit nazi-fashist.Në brigadëne 12 partizane ishte njohur dhe dashuruar me partizanin,djalin e Kropishtit Rrapo Ramo Hoxha .Pas çlirimit të atdheut, me uniformën ushtarake kishte ardhur në Kropisht për të bërë cermoninë e martesës me birin e vendlindjes Kropisht Rrapo Rramo Hoxha.

Në vitet e para të pas çlirimit të atdheut vajza Naile Xhaka Hoxha kreu detyra në adminitratën ushtarake. Së bashku me bashkshortin Rrapo Ramo Hoxha nisën jetën familjare duke shërbyer në sektorët e ushtrisë,në Vlorë,Korçë,Shkodër. Në familje u erdhi edhe gëzimi parë,lindja e djalit Remzi Rrapo Hoxha në vitin 1946. Vajza Naile Xhaka, u bë nëna e lumtur e familjes së Rrapo Ramo Hoxha. Midis vajzës Naile dhe birit të vendlindjes tonë Rrapo Hoxha u forcua më shumë dashuria që kishte lindur në zjarrin e luftës antifashiste. Në vitin 1954 kishte vazhduar shkollën për infermiere-mami dhe kishte punuar me përkushtim në shërbim të popullit e atdheut

Në vazhdimësi familja Rrapo Hoxha solli në jetë vajzën Lefteri Hoxha, e cila lindi në 2 janar 1948. Nëna Naile Xhaka Hoxha ,krahas detyrave shtetërore që i kryente me ndërgjegje të lartë atdhetare, ju përkushtua me shumë dashuri rritjes së djalit Remzi dhe vajzës Lefteri. Kur ishin me detyra ushtarake si oficera në qytetin e Shkodrës lindën fëmijët Violeta Rrapo Hoxha dhe Sazan Rrapo Hoxha.



Në kohën e krijimit të kooperativës në Kropisht ,familja e Rrapo Hoxha erdhi për të banuar në Kropisht. Prindërit Rrapo e Naile Hoxha sakrifikuan jetën qytetare,në emër të dashurisë për vendlindjen. Ata erdhën në vendlindje për drejtimin e jetës kolektive koperativiste.Prindi Rrapo Hoxha ishte kryetari kopertivës Kropisht. Me të katër fëmijët përballuan vështirësitë e jetës në fshatit tonë,që në atë kohë ishte pa rrugë ,pa dyqane dhe pa drita elektrike.Fëmijët e tyre,djali madhe Remzi Hoxha,vajza e madhe Lefteri Hoxha,vajza Violeta Hoxha dhe djali Sazan Hoxha u përshtatën me jetën e re kooperativiste,dhe ishin shumë urtë,të dashur. Në fillim banuan në lagjen Dosaj deri sa ndërtuan shtëpinë e re në lagjen Kala.Familja e prindërve të mi i mirëpritën me shumë dashamirësi si vëllezër gjitonë kropishnjot.Nëna ime ishte kushërira e nënës së mrekullueshme Naile Hoxha Xhaka, e cila ishte shumë e dashur. Ajo kishte një horizontë kulturor,ishte shumë humanitare,bujare. Fjala e saj e embel ishte këshilluese ,edukuese.Ajo kishte dy vëllezër intelektual,ushtarakun me detyra të larta Adem Xhaka dhe vëllan Qemal Xhaka pedagog në universitetin shtetëror në Tiranë. Kur u krijua koperativa e bashkuar me Peshkëpinë,ajo ishte një kuadër i aftë ,që ishte e zgjedhur në forume në rrethin e Vlorës dhe në Tiranë,dhe mbi të gjitha kishte një personalitet të formuar me ndershmëri në zjarrin e luftës çlirimtare dhe në vitet e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Nëna Naile Hoxha ishte e pranishme çdo ditë në familjen e prindërve të mi, e cila na jepte shumë dashuri prindërore. Na ledhatonte me shumë zemër të sinqertë.Kur shkoja në klasën e dytë fillore me motrën Lefteri Hoxha,nënë Naile Hoxha Xhaka na shoqëronte duke u kujdesur që të bashkoheshim në grup të gjithë nxënësit e lagjes Kala. Me motrën Lefteri Hoxha unë jam moshatarë,ishim bashkë në një klasë..Ecnim të gëzuar nëpër rrugët e rrethuara nga gjelbërimi e ajri pastërt.Me shpirtin e padjallëzuar fëminore luanim me njeri tjetrin duke respektuar e zbatuar këshillat e mësuesve dhe të prindërve.Vazhduam klasën e tretë e të katërt fillore..Pas mbarimit të klasës së katërt dhamë provimet e lirimit në Drashovicë. Unë vazhdova shkollën 7 vjeçare në Kocul duke kaluar me vështirësi përroin e Vllahinës,sepse në atë kohë binin shumë shira dhe shpesh herë përroi Vllahinës ishte shumë i rrëmbyshëm i pakalushëm me këmbë. Shpesh herë prindërit e mi kishin merak se mos më rrëmbente përroj Vllahinës. Nënë Naile Hoxha Xhaka, e cila kishte shumë dashuri me nënën time ,duheshin më shumë se sa një motër,vrojtonte me dylbi ushtarake kur kaloja përroin e Vllahinës dhe qetësonte prindërit e mi.Shpesh unë flija në shtëpinë e prindërve të dashur Naile e Rrapo Hoxha. Ata gëzoheshin shumë që unë kisha dhunti për të mësuar në shkollë.Nënë Naile Hoxha kur më shikonte që nga varfëria nuk kisha kepucë,por bëja vetë sandale me gomat e vjetra të makinave,të cilat i lidhja me tela që më gjakosnin pjesët e këmbëve kur fërkoheshin sandalet nga ecja me të shpejtë,ajo më dhuronte këpucë e veshje të tjera. Nënë Naile Hoxha Xhaka ishte si dielli ngrohtësisë për jetën time fëminore e paraadoloshente shkollore. Ajo më frymëzonte me shumë dashuri prindërore që të mësoja sa më shumë se do më ndihmonte të studjoja në shkollat më të mira në Tiranë. Kur isha duke vazhduar klasën e gjashtë në Kocul e shikoja që Nëna Naile Hoxha ishte e pezmatuar. Kishte një mërzitje dhe bisedonte me dëshpërim me nënën time. Ishte java e fundit e muajit prill 1961 që vinte çdo natë tek nëna ime dhe diskutonin me një ndjenjë dhimbje hidhëruese. Natën e fundit erdhi e qëndroj pak e kur iku më puthi duke më këshilluar të mësoja sa më shumë.

Natën duke u gdhirë 29 prill 1961 kishte ndodhur tragjedia e vdekjes së Nënës së mrekullueshme Naile Hoxha Xhaka. Ishte mëngjes dhe do ikja për në shkollë, u trondita kur pashë shumë njerëz te hangari duhanit,që ishte afër më shtëpinë e familjes Rrapo Hoxha. Vdekja e saj tragjike helmoi fëmijët e saj,që mbetën pa nënë.Nëna ime ulërinte me zakonet e labërisë për humbjen e jetës së kushërirës së saj,që e donte më shumë se motrat e saja. Gjithë kropishjotët u hidhëruan duke i qëndruar afër prindit Rrapo Hoxha,të cilit i iku themeli shtëpisë,një bashkshorte shëmbullore,një intelektuale e mençur dhe dashamirëse për të gjithë.

Isha 13 vjeç dhe e ndjeva shumë hidhërimin e humbjes tragjike të nënë Naile Hoxha Xhaka, e cila në moshën 35 vjeçare në 29 prill 1961 humbi jetën. Kisha parë me sy vdekjen e xhaxhait tim në marsin e vitit 1954 por nuk ndjeja hidhërimin sepse nuk e kuptoja vdekjen,na gënjenin me embelsira e nuk na lejonin të venim në varrim. Kisha parë vdekjen e babait të shokut tim të fëminisë Andon Koka,gjitonit të prindërve të mi Avdulla Koka,por nuk e kuptonim vdekjen se ishim të vegjël.Vdekja e nënë Naile Hoxha Xhaka më pikëlloi në zemër,sepse jo vetëm kisha njohuri  për vdekjen,por Nënë Naile Hoxha ishte e shtrenjtë për mua. Atë ditë të 29 prillit 1961 nga hidhërimi edhe lulet e bukura të pranverës na dukeshin të vyshkura,sikur edhe ato ndjenin hidhërimin që lotonin fëmijët Remzi,Lefteri,Violeta dhe Sazan Hoxha, të cilët humbën njeriun më të shtrenjtë të jetës,të kryenënës Naile Hoxha Xhaka.

Në cermonin mortore të përcelljes në banesën e fundit një perde zie me ajrin e hidhuruar nga kjo vdekje tragjike kishte mbuluar lagjen Kala dhe gjithë fshatin Kropisht. Të gjithë vajtonin me dhimbje. Me dhimbje u afrova tek vendi ku do prehej nëna e mrekullueshme Naile Hoxha Xhaka

Nuk më besohej që nuk do ta shikoja më. Të gjithë ishim ngrirë nga hidhërimi, por dhimbje e hidhërim revoltues shprehej në fytyrën e ngurosur nga pikëllimi të vëllait Adem Xhaka dhe vëllait Qemal Xhaka professor në universitetin shtetëror Tiranë. . Me një zë drithërues ai foli pak fjalë lamtumire me motrën e tij të shtrenjtë Naile Hoxha Xhaka.

 Me lotë pikëlluese  fëmijët e nënës Naile Xhaka Hoxha  përcolliën nënën e shtrenjtë në banesën e fundit. Në shtëpi vazhdoi trishtimi i fëmijëve për mungesën e nënës së shtrenjtë Naile Hoxha Xhaka. Bija kropishtjote Lefteri Rrapo Hoxha Agaj,sot është nënë,gjyshe krenare që ka edukuar pesë fëmijët e saj me edukatën e punës dhe me dashurinë e vendlindjes tonë Kropisht dhe jeton e me fëmijët në Nju Jork.


Qatip Mara

North Carolina USA   12 shkurt 2024

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page