Numri i ri i revistës “Albanian Post”




Doli nga printimi dhe është në duart e lexuesit revista e vetme shqiptare në print në Mbretëri të Bashkuar, “Albanian Post”. Në këtë numër të kësaj reviste paraprin editoriali i saj “Gëzuar Pavarësia e Kosovës Populli Shqiptar”. Në këtë editorial midis të tjerave shkruhet: “Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt të vitit 2008, padyshim, ishte ditë e madhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Edhe pse me mungesa të mëdha, ishte e vetmja mënyrë që Kosova, të bëhet e pavarur, dhe të njihet qysh në fillim nga vendet më të fuqishme të botës dhe vendet demokratike perendimore, përfshirë SHBA, dhe të tjera. Kjo, u përforcua edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pa hyrë në një analizë të tij, plani i Ahtisarit përbën në vete koncesionet më të mëdha të mundshme të popullit shqiptar të Kosovës për t’a arritur pavarësinë.” Më tej është një shkrim me një tematikë të tillë të ndjeshme “Atdheu ynë: i paqes dhe unitetit”, që pasohet nga “Pse adoleshentët duhet të mësojnë dhe të fitojnë”, apo dhe shkrimi i Prof Dr Eshref Ymerit: “Në prehrin e shqetësimeve të një intelektuali të shquar”.

Në faqet e tjera janë shkrimet “A na duhet ndonjë ese me armë?”; “Jo! Jo, kolegu im nuk të lejoj të më tjetërsosh Shqipërinë time të dashur!”; “Nutricionistja shqiptare Egzona Makolli inicon “LyfeRoots” në Londër” e të tjera si dhe specialja: “Një bisedë që sapo ka nisur me biznesmenin e suksesshëm Aqif Neli”

Për më tepër këto materiale mund ti lexoni edhe në formatin Pdf online tek vetë adresa: www.fjalaelirë.com

Lexim të këndshëm!

29 views

Shkrimet e fundit