top of page

Numri i celularit të prindërve


Numri i celularit të prindërve

Nga Fatmir Terziu


Së fundi e kam një huq edhe në gjumë,

dhe kur shoh ëndrra që më zgjojnë mbarë,

dhe kur më mbysin në djersë si në lumë:

Formoj po të njëjtat numra në një celular,

padyshim, kjo më brengos më shumë.


Kur ndodh ndonjëherë të vonohen ëndrrat,

koha kur ato xhirrohen në trurin tim,

atëherë gati sa nuk më pëlcasin tëmthat,

ndjej të më ndizet një zjarr si vegim,

aty gati merr flakë i gjithë celulari im…


Celulari zjarrmon në një kaltërsi të gjerë

xixëllojnë miliona dritëza në sfond,

e sytë më ngrijnë mbi të menjëherë,

vegimi bëhet akoma më i fortë,

ndërsa truri udhëton vend e pa vend.

Përse vallë më shfaqesh o zjarr?

Ulërita një natë sa zëri u ngjirr

Më tha, - dua të të shuaj atë mall,

e të ti pastrojë paksa edhe sytë,

këtë huq nuk ta heqin dot aspak,

as ndonjë hoxhë, e as ndonjë prift!


Ky huq më përvëlon tek retina,

që djeg në atë rast një copë metal,

e në zjarr të tillë s'digjet vetëm thirrja,

tek ai numër i paharruar në celular,

ndaj e kuptoj se aty ka ngjizur Fryma,

Njeriu u tretka për nënë e babë.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page