
Në kopshtin e zemrës tënde
Kisha çelur e lulëzuar
Ti më mbaje në duar
Si lulen e vetme në Tokë
Dhe më ngjitje sa e sa metafora
Që më skuqnin faqet.
Më bēje poezi dhe unë shihja si rridhja në vargjet e tua
Duke u bërë herë Afërdita
E herë vetvetja.
A mund të shihem si më sheh ti?
Ndonjëherë përdor fjalë të mëdha e të çuditshme
Për të fshehur ato gjërat e thjeshta
Që s'ke frikë t'i thuash
Të ecësh në kopsht me të gjitha lulet e mia përreth
Të përsëritësh papushim se unë jam e poshtër
Si më e madhja përkëdhelje (kështu je ti)
Të luajmë me fjalën hidh e prit si në rrefenjat e lashta te krahinave tona
T'i dorëzohemi njëri-tjetrit
Si të ishte gjëja më normale në botë.
Ti pret një përshëndetje
Që si një disk fluturues
Të ngrihesh pastaj në planete të tjerē të qenies sime.
Para pasqyrës jam një lule në dorën tënde.
Nje poezi e brishte e thjeshte dhe e sinqerte. Urime, suksese.
Me respekt, Myslim Maska.