top of page

Nuk dua të vdes


DY POEZI NGA MYSLIM MASKA

KRIMBAT – 1

Si të dalë prej varrit ku më shtytën

Ku më zihet fryma

e s’shoh dritë?

Si dikur në sarkofag më mbyllën

Të luftoj me vdekjen natë e ditë.

Të luftoj me krimbat, ditë e natë

Aq të neveritshëm… të pacipë!

Ç’po ma brejnë mishin pak nga pak

Ç’po m’i grijnë eshtrat nga një çikë.

E ç’është krimbi më tepër se krimb?

-Myslim lëri përrallat, shih ç’të bënë…

Krimbi ka veç bark dhe kurrë s’u nginj

Dhe pse gjithë njerzimin e ka ngrënë…

· * **

Nuk dua të vdes,

Por dhe në vdiqa,

Nuk bëhem pishman asnjë çikë.

Më i lumtur,

Nga shumë që s’lindën

Isha,

Që s’e panë

Ketë botë të pistë…‘

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page