Emigracioni shkollë jetike. Atje në emigracion njoha mësuesin, drejtorin, sekretarin e partisë, shkrimtarin, poetin, publiçistin, por përmbi të gjitha NJERI - un Novrus Abilekaj!
Ishte koha që doja të meresha me jetën sociale në emigrim, ishte viti 2004, vit që sikur më kishte përmbushur si njeri të realizuar profesionalisht. Këtë vit kam edhe sfilatën e parë të krijimtarisë time (kliko në youtube dodona qose).
Aty në atë event kam takuar një person emrin nuk ia mbaj mend por mbiemri është i njohur vëllain e Dhori Qiriazi, i cili kishte lokal diku në një lagje, të Kipselit (në mos gaboj, por nuk ka rëndësi, saktësia e adresave dhe emrave), një lokal ku mblidheshin shqiptarët, por tek ky lokal kishte libra të ndryshëm nga autorë shqiptarë në emigracion, e theksoj autorë në emigracion. Pikërisht në këtë lokal kam njojtur shkrimtarin, poetin Novrus Abilekaj Noke Abilekaj, kishte abetaren përshtatur për fëmijët në emigracion dhe një libër me poezi (do t'ja kujtoj titullin se s'bën).
Autorin e këtyre librave e kam takuar realisht tek eventi i ditës ndërkombëtare të emigracionit.
Qysh në atë prezantim, miqësia jonë edhe sot e kësaj dite mbart ngjyrat jetike.
Po çfarë "roli" ka luajtur profesori në përshtypjet e mia personale?
Po shpjegoj sado të mundem shkurtimisht:
Dihet që emigracioni rit mallin për atdheun dhe Novrus Abilekaj për mua ka qënë një far që më udhëzonte dashurinë për atdhe-mëmëdhe-un! Është paksa e guximshme të shkruash për personazhe, personalitete, profesionistë, por Novrus Abilekaj i përmban këto epitete.
Përse!?
Është kaq e thjeshtë dhe njëkohësisht e koklavitur. Një njeri me një të kaluar jerarkike intelektuale të zbriste shkallët dhe të punonte si bahçevan (që sipas tij as që ia thoshte për atë punë, por nevoja ia kaliti durimin dhe e kryente këtë punë me nder e lavdi, sikundër ishte kauza mjaft sofistike: "Puna është nder dhe lavdi", e pra modestia e njeri-ut Novrus Abilekaj të bën të përulesh me respekt para PUNËS, çfarë do lloj pune që të jetë.
Besoj se ia kam mbritur qëllimit, me përshkrimin tim të varfër, se sinqerisht nuk mund të përmbledhësh një jetë kaq jerarkike!
Respekt për inteligjentin Novrus Abilekaj!
23:23/07/01/2024
Dodona Qose DAM Tiranë
Dodona Qose
Noke Abilekaj dihet që jam e vockël para gjurmëve të jetës tënde, nuk po të shkruaj në numrin shumës siç ndodh rëndom nga njerzit e veshur me petkun e hipokrizisë. Unë kam bërë një përmbledhje dhe dihet më së miri se të shkruash shkurt, kërkon fantazi dhe mobilizim dijesh, por fatmirësisht Novrus Abilekaj është libër i hapur, breza e breza ke përcjellë nën kudhrën e fjalës. Nga ty kam mësuar mjat takt, në maturinë e fjalës, do dëshiroja të shkruajnë nxënësit e t'u, bashkëpuntorët e t'u, bashkërendësit e tu, që të plotësohet ky pazhël i përmbi gjysëm shekulli. Jam në pritje të çdo mendimi të detajuar.
Novruz Abilekaj, inshalla të jem realiste ne ato ç'kam daltuar në vijon…
Noke Abilekaj
Dodona Qose, faleminderit! Nga nxitja prej miqësisë sonë të sinqertë më ke ngarkuar me vlera "të rënda". Megjithatë, respekt për çdo fjalë tënden sepse e nxjerr nga zemra. NGA ÇILTËRSIA JOTE DHE NGA ARTI YT I VËRTETË SI STILISTE (PO, SI STILISTE), kam mbartur mjaft ide të reja për botën dhe kohën, për vështrimin mbi modelin e krijuesit. PUNA JOTE ËSHTË ART I VËRTETË: Shëndet, shëndet, shëndet dhe mbarësi!