top of page

Notre Dami


Nga Aleko Likaj


Notre Dami Ç'më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë, Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel. Më, lypsat ka kohë që nuk i sheh kjo derë, dhe famulltarin, Frolon, të veshur me mantel Tek ky shesh i thjesht përpara pa njerëz, s' ka gjurmë beteje për ciganen e bukur. Sipër në këmbanoren e madhe yjet e verës, ndrijnë si xhevahir nën qiellin e purpurt Veç fjala "fatalitet" gdhendur atje lart n' mur, mbledh çdo ditë nga bota me dhjetra vizitor Dhe të duket se nga kujtesa, jo më, jo kurrë, nuk do të shlyhet romani i Viktor Hygos Por katedralia e vjetër këtu e madhërishme qëndron si monument mbi të bukurin Paris Nën "çmenduri", shkrepje blicesh, e vezullime, kapitoli, duket se këtë natë qiellin lart qendis Ç'më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel. Më lypsat ka kohe që nuk i sheh kjo derë dhe famulltarin Frolo, të veshur me mantel

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page