
Zgjoheshim duf nga kohë e ikur.
Kudo!
Impresiv ai zgjim!
E ja pamjet
Ëmë hyjri e qeshur,
me dy engjëj përdore e një në karrocë elegante
Bënin jeten në një kohë tjetër!
Më jipej të meditoja
Se si mbërrijtem të drejten të jemi pjesë e globit
Të gjezdisim meridianeve si një zog i gëzuar
Të kemi në repertoar gjithëkulturë të botes.
Më rradhiteshin me diciplinë ruset
Pastaj francezet,
Pastaj anglezet e njënganjë Evropa
Me fascinonte Gete që bënte pyetje e s‘jipte përgjigje
Më ngjethte mishin dyluftim poetesh, trima rrëfimesh
Në raftet e sime dhomë gllabruar nga shekulli
Tek fshanin nga dhimbët e të qëlluarave të lashta
Nuk bëja gjum, shqyejsha në mllef mynxyrat marroçe
Dhe, i drejtohesha një fantazme, ashtu, sipas diktat romanesh
Atij ,,Trimi-t...” a ,,Haxhi Murat", e ku të dij cilit meskin
,,Hej ti!
Po nuk më dole anash, të heqë vetë nga rruga!
Kupton!
Më duhet hapsirë të shtrijë veten të tkurur nga shekujt”
Ç’jipja urdhër të prerë si një gjyq nevrik
Si një gjykates betuar në drejtësi
Dhe nisa me kumarxhitë rus!
Dhe ecja haplehtë me rebelet freng
Dhe vazhdova me mendjet shpieguese të vdekjes
Sa ecja, dhe kur vrapoja,
Këtheja koken pas e mendoja
Ecja nëpër rrugë të drejtë!
E nga një cep dëgjoja qeshje cinike e bëlbëzim
,,shih marrëzinë!
Rrugë të drejtë do, e të tërat të shtrembëra janë!”
Më pas, në pëndime, me përultësi më thot
,, Ndjesë o njeri! Të drejta janë të gjitha!
Po si t’i sheh yti syri!
Është jeta, edhe e këtilla edhe e atilla”
Po ky që e shoh në vegim
Ky nga më doli meskin në qëndrim!
Shoh veç një hiq! Hapsirë boshe!
Dëgjoj za e asgjë për tu pa.
Jam vetja jote o vocrrinë e tretur!
Dhe me ty do jam gjer në sosje ecjeje!
Habi e prehje ç’më solli kjo.
Të çoj veten tek skaji, jo në vetmi.
Comments