top of page

NORMALISTI SHËTITËS ’32...


NORMALISTI SHËTITËS ’32...

Sipas kujtimeve të shkrimtarit Sterjo Spasse, në Normalen e Elbasanit

Nga SPASSE THANASI


Nisëm udhëtimin me këngë

Në Korrik të vitit 1932

Përshkuam rrugën e vjetër “Egnatia”

Kaluam edhe “Fushën e Domosdovës”…


Në Qafë Thanë “zbuluam” liqenin

Gjallëri e paanë zemrat na pushtoi

Shkelnim Pogradecin e poetit të madh

“ Vend, o vend ku celi janapi !...”


Dhe poezia hymnizoi bukurinë

Rreth e qark maleve vrulle të ndezura

Zambakë buzësh dhe lulekuqe

Cipëza të bardha dhe lule përmbi sy…


Tej liqenit të kaltër

Zogj të shumtë dhe nosite vozisnin

Si puhi pranverore na përkëdhelnin faqet

Dhe zemrën na gudulisnin…


Brigjet e Pogradecit e të Prespës

Dy binjake kapur dorë për dore

Ndahen nga vargmalet e Malit të Thatë

Përqafuar ujërat në Shën Naum…


Me këngën “ Gjirokastra me vulë”

U futëm në qytet

Argjiroja plot dëfrime

Na përshëndeti me flamur !...


Përpara Kalasë madhështore të Ali Pashës

Fantazëm e shekullit na pështjelloi mendjen

Në çast më lindi ndjenja :

“ Këtu ka jetuar luan, e jo Njeri !...”


Butrinti me mozaik shumëngjyrësh

Tjetër fantazi për kohën thurr

Tempull i gjerë i lashtësisë

Mrekulli me gjashtë statuja

Gurët e mëdhenj shkallë - shkallë

Njeri me tjetrin të puthitur bukur…

Pastaj dy tempuj të tjerë

Shtylla guri me mozaik

Secila ka historinë e vetë…

Butrinti nuk përshkruhet

Cdo hap e histori, çdo hap e bukuri !...


Vlora e mahnitshme…

Me det të mrekullueshëm

e pyje me pisha....

Me burim ujëftohtë

Si qashtër e madhe resh…

Në majë të kodrës , Kanina

Është si një ballkon

Këtu Ismail Qemali

Projektoi festën për mëmëdhenë !...


Durrës vizituam limanin

Vilën mbretërore pamë

Një mbretëri ujërash nga deti

Me stoli mbushi sytë tanë !...


“Dhe ke ti do të vij, moj Shkodër !...”

Kënduam rrugës këtë këngë

Për Kalanë dhe Liqenin

Thurrëm tjetër këngë…


Vёshtruam DRININ Plak e tё pёrmallshёm

Qё po mburon prej liqenit tё Prespёs

Valёzat gurgulluese tё ujit shprehnin

Tё nesёrmen e pёrjetshme !....


PSE ?! – ja, E PAFUND E STERJO SPASSES…



• Nga një “ strehëz” e vogël buzë liqenit, celi një shkëndijë prej qiellit !...”

1. Normalisti shëtitës

Doli me rrëfenjën “Kurorë Rinie”

Nën hijen e hënës me prirje të vecanta

U hodh në “ krahët e një femre” ….


2. Një buzëmbrëmje në fshat

Mendimit i dha frymë

Zemrën celi plot ndjenja

Djaloshi pesimist me ngjyra ngazëllyese…


3. Pendari i zoti Sterjo Spasse

Me qindra iluzione mbi jetën e dashurinë

Pyeti pafund gjithë njerëzinë

Pse lind JETA ?!....


4. Nga një “strehëz” e vogël buzë liqenit

Pena e brishtë e STERJO SPASSES

Celi një shkëndijë prej qiellit

Drudhëza dielli derdhi si flori në shpirtë

Dha forcën e zgjimit për të gjithë rininë !....


5. Si filozofët e lashtësisë

Nxorri dufin thellë nga zemra

Pse e ka të pakët jetën njeriu ?

Fati, pse nuk xixëllon bukur ?

Por, vjen gjithnjë duke u shuar ?...


6. Dalëngadalë “gdhendi” romancën

Në të dlirën ndjenjë të botës

“ Nga Jeta në jetë, PSE ?!...”

Mister i pafund në jetë të jetëve….


7. Në “ lulishten” letrare të vendit

Pse-ja lindi e u rrit përgjithmonë

Një PYETJE që lëndon zemrën

Rrotullohet rreth qëllimit të Hicit !....


8. Nga shekulli në shekull

PSE-ja do ti flasë Njerëzimit

Shkrimtari e rradhiti si një vagon treni

Kurrë nuk gjeti një përgjigje

Kuptimi i mirëfilltë “PSE ?!” mbeti i pafund !....

…………………………………………………….

Në jetë një mister !......


STERJO SPASSE, emri i fisëm i shekullit

“ Si shenjё “dyjare” e kohrave, nё atё llagap

gjejmё vetёm njё shpirt, atё tё shqiptarёve

mё te fisёm tё ketij shekulli*….”

Nga SPASSE THANASI

Spase Niço morri siharriqin

Te kisha e vjetёr poshtё fshatit ndali

E platitnin rrezet e para tё diellit mbi male

Realizoi dёshirёn e shpirtit tё kishte djalё

Jehonte bregu me tingujt e njё kёngёtari

Oshёtinin zallishtet pёrbri diellit matan bregut shkёmbor….


Spasja voziste varkёn

Pёrplasej lehtё – lehtё nё valёzimin e liqenit

Ajёr i freskёt i flladiste fytyrёn

Sterjo, e quajti djalin e porsalindur

Si xhunxhule tё porsacelur dhe aromё tё borzilokёve

E futi nё kujtesё, nё tё gjithё qёnien e tij….



Gllomboçi dёgjoi nёpёr natё kёmbanat e Shёn Marenёs

LLogma e pelikanёve hapi krahёt e u ngrit duke shkundur

ujёrat…

Oshёtiu mbi dymbedhjetё manastiret e kuq tё Golemgradit

Mbetur prej ditёs kur manastiret pasqyrohen kokёposhtё mbi Prespё

Bashkё me humbёtirat dhe mrenёn e argjendtё

Ora e krijesёs sё cuditshme, me emrin e fisёm tё shekullit

Can ujёrat nё magjepsje fluturake , mbi shtёpitё qё

mbulohen prej rrjetash…

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page