top of page

NORA, NË BARRIKADAT E KELMENDIT




NORA, NË BARRIKADAT E KELMENDIT


Qielli i Kelmendit, ra nga sqepi i një shqiponje,

me mbresa luftërash, nga pushka dhe shpata.

Nora luaneshë, me xhokën kuqezi, prej zonje,

zbriti nga yjet xixëllues, shkëndijuar nga nata.


Kambanat e kishave, të maleve kreshnike,

një copë herë të gjatë, jehuan madhërisht,

në nderim të trimëreshave, grave heroike,

shpalosën faqe historie, ylberet e malësisë.


Aty Nora, me kokën e një pashai, në dorë,

u bëri me dije reve, që shkonin qiellit tutje:

U thoni agresorëve, kjo tokë, me malësorë,

s’lë asnjë pëllëmbë, nën këmbët e ujqërve!


Këtu është xhungla e alpeve të pafjetur,

me plot tigra, leopardë, pantera, jaguarë,

me luanesha, që u marrim gjak në vetull,

kokën ujqërve, ua heqim ende pa i vrarë...


Bashkë me tinguj kambanash, këtë natë,

ranë si breshër, kokat nga Urali zbritur,

ranë si kunguj, prerë me shpata nga gratë.

Mua krenaria, më gufoi gjoksin papritur.


Ah, sa e bukur je moj Norë, heroinë me kurorë,

me atë vdekje të pashuar, që më ke në sy!

Lum kush shpatën tënde, merr sot në dorë,

të bëhet përjetësisht, e pavdekshme si ty!...

8 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page