
Natë e ftohtë dimëri. Ecje me vështirësi e shumë ditëve mbi shtresen e akullit. Z. Miro kjo i vinte dhe më e vështirë se, kishte brëmje e brëmje që endej qytetit nga mundimet që i sillnin pyetjet që i vargoheshin në mendje si një zingjir i gjatë.
Dhe, tani, njësoj i tensionuar, derisa ecte rrugëve dytësore të qytezes të mbuluar me borë, në kioskun mu pranë ndërtesës në katin përdhesë të së cilës banonte,në një gazetë ballina e së cilës ishte mbështetur në xham, lexoj një titull që i vinte mu si një përgjigje në ato pyetjet e parreshtura që i silleshin nëpër mendje: “Ardhmëri e lumtur: Shpresë e bazuar apo gënjeshtër publike e competentëve të papërgjegjëshëm”
Sa e pau, me një hap të shpejtuar iu afrua kioskut dhe brënda në te, tek mërdhinte nga të ftohtit fare pranë një ngrohseje që jepte pak nxehtësi e një dritë të zbehtë, qëndronte si i shtrirë në karrikën një zotëri me kapelën me vesh në kokë. Në një gjysmëgjumi, por sa hetojë arrritjën, përtacisht u zgjua dhe hapi sportelin.
,,Mbrëmje e mire zotëri. Doni shtypin?”
Z. Miro, me mimiken e fytyres ia bëri të kuptoj se nguron.
,,Ky i sotit është vendosmërisht shtyp bindës. Lexonje! Se si hapë rrugë anëve të pagjurmueshme të jetës së njeriut” ia tha duke treguar me gishtin gazetën.
,,Në këte ofertë kaqë tekanjoze” shtoj ai ,,ka shumë fakte joshse! Si një zë sirene! Pastaj” dhe ngeci me qëllim.
,,Pastaj…” e pyeti Miro.
,, Ju humbni interesimin për jeten e vërtetë të shëmtuar dhe bëhëni një rrugëtarë i palodhëshëm në botën magjike të tij.”
Miro për një çast u gjet i hutuar dhe sado që personi nga kiosku me një qehre e dorë të zgjatur pritte përgjegjën, nuk mund t’ia thoshte menjëherë .
,, Ja në fund, fare në fund rrjedhëshëshëm e shkruar , është tiketi që duhet ta plotësoni dhe për një shumë të vogël , fare të vogël ju bëheni pjesë e një asociacioni human, pa as më të voglin dyshim , më shpresëdhënëse i mbrojtur nga po ajo ashtu që të mos ju ndodhë as edhe një e keqe”.
Miro ende se kishte piqur mendimin.
“ Se ju zotëri …me sa dij unë, kini shumë armiq. Kam informacion…Sipas pozites që keni!”
Miro ngreu vetullat në shënjë habie.
,, Mos u shqetësoni! Ata tashti, janë në gjëndje pritjeje të ndonjë prove nga Ju…”
,, Provë! Unë…” pyeti me habi z. Miro.
,,Po,po. Provë. Pandehin se komplotoni ndaj tyre. Tek i njoh ata, gjëndje juaj jipet pa shpresë. Paramendojeni se ç’mund t ju ndodhë më pas…”
Pasi dëgjoj ate që ia tha gazetashitësi, u gjetë i hutuar, pa mundësi që në çast të jap përgjigje, ndaj bëri sikur nuk kishte biseduar fare.
Mirëpo, të thënat e zotëriut nga kiosku, që dukej sikur të ishte pronari, i trajtojë gadi si të pranueshme ngaqë gjetej tashmë shumë kohë në një siklet nga një rrugëtim i mendjës i cilës nuk ia përftyronte as fillimin e as fundin dhe kjo, pikërisht kjo ia shtonte shqetësimët.
Iu afrua zotëriut dhe duke e menduar ,,s’është gjë e madhe kjo! Një gazetë e hiq tjetër” zgjati dorën përmes një lëvizjeje paksa të shpejtë e të sigurtë që ta kap gazetën . Zotëriu i kioskut , tashti –pasi heshtjen e tij e mori për pranim-disi i kënaqur për arritjën , ia zgjati gazetën përmes kapixhikut të kioskut dhe tamam Miro i preku me majat e gishtave të dorës , befasisht ia behu një zotëri. Ai, më shumë i mbërthyer nga mllefi se nga i ftohti dhe duke ia drejtuar një shikim plotë urrejtje zotërit nga kiosku pa përshëndetje fare iu drejtua me rrebesh fjalësh :
,,Pasi u sprovova dhe u futa në botën që ju e detyroni në gazetën Tuaj dhe kjo ndodhi në një kohë aqë të gjatë sa të dal ajo që pritët, jo që nuk e gjeta aty ku e thoni ju, por vajta një teposhteje”
,,Zotëri…!” tentoj t’i ndërhyj gazetashitësi.
,,Dini ku gjëndem tashti? Askund! i tretur!”
Ai vetëm i kërkojë të falur z. Miro-s dhe ky i pranoj e më pas vazhdoj:
,, Më zuri një dyshim se autorët ishin mashtrues ordiner, e ju ai që shet mashtrimin. U gjeta në një sekëlldi të paparë! Përse? Nga fjala magjike shpëtimtare! Ajo më këtheu rrugen nga e poshta!”
Derisa i sapoardhuri i fliste përmes kapixhikut të kioskut ,zotëriu nga kiosku kishte zbritur kokën në nivelin e kapixhikut dhe me një keqardhje për ate që kishte përjetuar i sapoardhuri , i foli butësisht dhe shihej me fjalë shumë të zgjedhura:
,,Zotëri që kini respektin tim dhe po deshët edhe miqësinë , unë ua shita gazetën e jo gënjeshtrën! Ndërkohë që dyshojë nese është gënjeshtër se është një gjë që ka kaluar sprovën e një mençurie të provuar “
“Po ju me fjalorin e ushtruar, lavdëruat programin e një shoqërie të padëgjuar dhe e quajtet edhe shpëtimtare! Aty është mbledhur e tërë mençurie njerëzore e gjetur në librat teologjik e filosofik të selekcionuara me tamam për të jetë njeriu i lumtur”
,,Doni të thoni se nuk është ashtu? Zotëri! Ju keni një disponim ters dhe gjërat i kuptoni pikërisht sikur ua thot disponimi . Ju i jeni frikësuar botës nga programi. Modestisë! Në vend ti çaseni me zemër e më besim! Kjo ju sorrollatë teposhtzës! Humneres!”
Tani gazetashitësi ishte në tension dhe nuk lejonte të marë fjalën zotëriu i revoltuar.
,, Do ua them dhe këte! Unë e bëj këte që ta shes gazetën dhe tu ndihmojë se tash jam vetë shumë i sprovuar me dhimba sa për të qenë i ftohtë ndaj vuajtjeve të dikujt!”
,, Në mos do dilni dhe babaxhan?” e pyeti zotëri me sarkazem.
Më pas vazhdoj:
“Mendoni ju se paraja që merrni për shitjën ia vlenë të mësoni e flitni për parimët që në fund të fundit janë të pazbërthyeshme e të koklavitura? Qesharake!”
,,Pikërisht po, pikërisht. Kam interesin, sado i pavërejtshem!”
Pasi shikoj disi në largësi vazhdoj:
,, Më shihni mua.Kaq pak fitime kaq pak brenga! E ju… një autoritet shtetëror aqë i respektuar e… aqë shumë shqetësime!”
Miro më shumë mundime përcolli këte dialog që çitte në pah një dallim serioz të botërave të tyre. Dhe, meqë njohuritë për njërin a tjetrin ishin të vogla-ai veçsa i njohtoj në rrethana jo edhe aqë të pranueshme (në këmbë, në të ftohtë, komunkimi nëpërmjet kapixhikut)- nuk ia dilte cilit t’i jap krahun sado që gazetashitësi që në thelb ishte shumë më tepër se një gazetashitës, i dukej bindes. Ishte tepër mendjeprehtë sa të ishte ai që i shfaqej rrethit dhe atij të gjorit që s’ia mësojë as emërin, as pozitën në midisin ku jetonte e që shqetësimet ia tha drejtpërdrejtë e kjartë.
Zotëria që ishte zhgënjyer me gazetën, e shikojë edhe për një kohë jo të gjatë gazetashitësin me mosbesim bile mënishëm e në fund rrëmbimthi e me nervozitet sa ngriti jakët e palltos se tashmë bënte edhe më ftohtë, pa asnjë përshëndetje e me nerva të ngritur, vajti rrugës që ishte zënë nën shtresë akulli.
Më pas, duke injoruar ate që ia tha zotëriu i mëparë, iu drejtua Miro-s:
” Po ju… nuk nirthni?”
,,Ajo që e that me ate që iku, më preokupon dhe nuk e ndjejë aqë të ftohtin” ia tha e vazhdoj
,,Ju nuk dukeni të jeni gazetashitës” ia tha me qortim dhe i gatshëm të thot diç fyese.
,,Dhe nuk jam ! S‘është e detyrueshme të jesh gazetashitës për ta shitur ate!“ iu përgjegj si me gazë e gjentilencë se e kuptoj qëllimin e Miro-s.
,, Në të vërtetë jam filosof por jo nga ata që mbajnë në duart e veta fatin e të vërtetes!”
“ Po puna e gazetave…?”ngulmonte Miro.
“ E bëjë nga dëshira. Ashtu, si një i marë! Të vështroj spektaklin”
Miro e shikonte kurse gazetashitësi për pakes, ndofta në gatitje të mendimit, heshti.
,, Më pëlqen të jam kasnec i botës së cilës i përkas.Eksitohem fuqishëm kur çojë deri të mendje e kurreshtarëve dhe të hutuarëve ndodhitë që atyre ua shkaktojnë meditimin. Meditoni! Kuptojeni veten, boten! Është një mision i drejtë që unë e kryej me shumë përkushtim.Po, ju?- iu drejtua Miros më një zë të butë përkëdhelës. ,,A nuk ju solli ketu, do thosha tashti më, tek unë lodhja nga bredhjet pa fund në një botë për të cilën nuk kini as edhe një haber as edhe një shpiegim! Do thoni ,,kam shpiegimet e mija, të vërtetat!” Ato që dini, janë improvizime kalamajsh që dëfrejnë njeriun sa për vetëmashtrim e gadi që nuk thonë asnjë gjë. Zotëria që ishte më parë nuk u pezmatua që nuk hyri në botën për të cilën kishte nevojë por nga që nuk donte të këthente në ate që gjetej nga lindja. Një përtac i pandryshuar! Dhe kjo ndodhë dhe me ju…”
Miro tashmë ndjente më tepër të ftohtë, shikoj anash, sikur i duhej zotëria që hiki më pare të kjartoj në bisedë ca gjëra, por nuk humbi fillin e bisedës dhe vazhdojë tashti më bindje se do jepte një përgjegje me të përparuar:
,, Po përse të gjetesha në ato trajtat e jetës tuaj do të isha më i kënaqur.Ç’ ka në to që t’u përkushtohëm?”
,, O zotëri çfarë thjeshtësimi i gjërave! Po përse unë shes gazeta e nuk ligjëroj filosofinë. Përse njërzit i blejnë ato. Mendoni se nuk i bëjnë këto sa për tu gjetur në trajta të tjera të jetës, sa për të zgjëruar mendimin dhe duke e bërë këte ta plotësojnë ato boshet, ato gropat gjigande të jetës së vetë.”
“Po a ndodhë kështu në të vërtetë dhe në mos zotëria që iku më parë kishte të drejtë dhe nëse po, a nuk është kjo një mbështetje e shëndoshë për një përgjegjësi!”
,,Se si arritët lehtë e shpejtë deri të faji! Spekulative! Prokurorëve do u bëhej qejfi po të dinin për ju dhe do u birësonin pa hezitim”.
Gazetashitësi tashti nuk ishte i qetë sikur në fillim por nuk jipej. Një ton i butë, një sjellje korrekte dhe e kujdeshme, një zgjatje paksa më e dalluar në drejtim të kapixhikut të kioskut, e hiq më shumë.
” Asgjë violente zotëri, asgjë e imponueshme, asgjë e detyruar veç një fuqi nga brënda idesë, një vision bindës e brënda tij një premtim i natyrshëm për një trajtë jete tjetërfare…”
“Ndofta më të keqe…”
“Zotëri, jeni paksa tuaf: derisa të mos bëhet jetë e tanishme, ajo nuk mund të jetë më e keqe. E kuptoni, është ide në të cilën ka lumturi aqë sa mund të imagjinojë njeriu. Është një diçka jashtë përjetimit real dhe kjo është e vërteta për të cilën ju, prokurori i pakismet do që të më fajësojë.”
,,Zotëri. Ju dhe jeni përgjegjës se nga jeta reale, çfardo të jetë ajo,i futni në ate të ilusioneve! Njëlloj çmendurie në të cilën do t’i futen programi që e propagandoni! Jetë në imagjinatë!”
“ Ju po bëheni i padurueshëm dhe unë do e mbyllë kapixhikun. Nuk mbajë unë as edhe më të voglen përgjegjësi që ju i padijtur sikur jeni bredhni trajtave të padurueshme të jetës dhe kur ua ofrojmë një botë tjetërfare le të jetë edhe imagjinare, ju e merrni për faj dhe më akuzoni si një prokuror. Skandaloze! Një njeri i dijtur!”
Gazetashitësi mbylli kapixhikun me nervozizëm dhe me asnjëherë nuk shikoj Miron.
Miro, duke ngritur jakat e palltos së zezë në largim nga kiosku, i zemëruar, pa e thenë deri në fund mendimin që kishte nisur më parë, i tha:
“Do përgjigjeni një dite, do përgjigjeni për fallin, për orgjitë me mendjen e njeriut të përvuajtur!” dhe pasi e tha këte me një zë memzi të dëgjueshëm, ndjeu keqardhje për sjelljën ndaj gazetashitësit dhe mbeti me dyshime nëse kishte të drejtë vetë ose gazetashitësi.
Me këte mendim në kokë , pa njeri në rrugë nën rreshje bore që bëhej më e dendur se në fillim, vajti rrugës së njejtë nga vajti ai Zotëria.
Commentaires