Nga Petraq Kote
...njeriu nuk është kriminel pse vjedh buke per te mos vdekur urie, (atje ku ka aq shumë bukë sa e shkelin edhe me kembe). Njeriu nuk eshte kriminel pse vjedh drite per të parë, për t’ a parë. Njeriu nuk eshte kriminel pse vjedh ujë per tu larë. Njeriu nuk eshte kriminel pse vjedh dru per tu ngrohur. Njeriu nuk eshte kriminel pse hynë në një strehë për tu strehuar.
Kriminel është ai që ia vjedh bukën, ujin, ngrohjen, driten, veshjen, strehen dhe gjithe pasurine (e përbashkët) këtij “vjedhësi”, dhe po këtë vjedhës e fut në burg me anë të ligjeve që vet i ka bërë, qe vet i ka miratuar. Keni gjetur ndonje ligj ne bote qe e ka bere, qe e ka miratuar ai qe nuk ka bukë, ai qe nuk ka ujë, ai qe nuk ka veshje, ai qe nuk ka drite, ai qe nuk ka strehe?
@kotepetraq Fier, 23 tetor 2019
Comments