top of page

Njeriu



Astrit Lulushi


Bota është ishull

Në oqeanin e gjithësisë,

Megjithatë, askush s’është

Ishull i tërë në vetvete.

Çdo njeri është pjesë

E njerëzimit, në përgjithësi;

Si reja që shpërndahet

Dhe qiellin e hap,

Duke e bërë të zbrazët;

Si miku i mikut tënd

Bëhet një nga të tutë;

Vdekja e çdo njeriu të zvogëlon,

Sepse je i përfshirë në njerëzim,

Prandaj kurrë mos pyet:

“Për kë bie këmbana?”

Ajo bie për ty.



Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page