top of page

NJERËZORJA GRUA





NJERËZORJA GRUA

Grua:

   bukuri

      ëmbëlsi

           n' lartësi!

Forcë

      e brishtësi,

          ndëshkim

               e dashuri!

Grua,

mbi çdo gjë të njer'zishme

të burrit tënd

hap flatrat e fluturo!

Tek babai i fëmijëve

hap sythet e dashurisë

dhe dashuro!

Grua,

shtyp e ç'rrënjos

helmin e xhelozisë!

Të tuat

kyçet e dashurisë!

Zhbiron

enigmat e saj!

Zotëron

labirinthet e saj!

Lartëson

emrin e saj!

Grua,

për një tek,

për një rrëshqitje,

thjesht

për një harbim,

mos ndëshko

e shkatërro

një familje

FAL

Jetën vazhdo!

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page