top of page

NJERËZIT E KOMUNITETIT


Vullnet Mato

NJERËZIT E KOMUNITETIT

DHE KAFSHËT E REZERVATIT

Në rezervat ku bashkëjeton e mira,

me të keqen e madhe të shfarosjes.

ndodh lukunia kafshuese, me egërsira

sulmon tufat e pafajshme të kullotjes;

Kur tigra, ujqër e hiena bashkohen,

për të shqyer tufat me barngrënës,

zebrat, drerët, sorkadhet, pakësohen,

shtohet lukunia me mishngrënës.

Atëherë raporti komunitar në rezervat,

fillon të prishet dhe triumfon egërsia.

Butësia paqësore, që s’jeton dot gjatë,

largohet të gjej, ku mbijeton bashkësia.

Kësisoj s’kemi më tej një rezervat të gjerë,

me habitat ku zhvillohet biodiversiteti,

por fuqi shfarosëse, ku çatajtë e mprehtë

shqyejnë që në embrion pafuqinë e tjetrit.

Jeta i ka caktuar, në të njëjtën bashkëjetesë

për të ruajtur raportet e barazisë mes tyre,

të jetojnë normalitetin, ku e mira nuk vdes,

në një bujari ushqyese, me bollëk natyre,

Por nëse egërsia vijon shfarosjen me lakmi,

do vijë koha të mbetet, pa gjahun e gjallë

dhe egërsirat do shqyejnë të vetën lukuni,

ose do të ngordhin, ashtu si peshqit në zall...

Në rezervatin, ku njerëzit jetojnë bashkësinë,

për egërsirat vrastare, duhet ligj ashpërsie!

Se mbajtjet në kafaz, nuk frenojnë egërsinë,

pasi vrasësit dikur, dalin prapë në dritë lirie.

Prandaj jeta, duhet të shkëmbehet me jetë,

sepse morti harrohet, nga koha kapërcehet.

Kur bredhi pritet, nuk rritet sërish përpjetë,

mjerë kush ikën nga jeta e më nuk kthehet!...

 
 
 

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page