NJERËZIT


Puntorie Muça Ziba

Njerëzit ndrydhin mllef ngrysin ditët,hanë thonjtë kafshojnë llapën e zgjatur ngjyejnë ujë loti dhe s’duan me dashtë.

Njerëzit ujqërisht të babëzitur ndjellin kob hanë veten hanë të tjerët pinë të thartët ngatërrojnë zorrët ngjyejnë ujë loti dhe s’dinë me dashtë.

Një zogori njerëzish zënë radhë n’kortezh të përmortshëm ecin avash me lot n’faqe shkulin flokët përqeshin funeralin qajnë veten ngjyejnë ujë loti dhe s’duan me dashtë...

14 views0 comments

Shkrimet e fundit