NJERËZ QË MË SJELLIN DIBRËN E MË MBUSHIN ME MALL


NJERËZ QË MË SJELLIN DIBRËN E MË MBUSHIN ME MALL

Rrëfenjë

Një zile në celular. Një zë që të bën të mendohesh, të kërkosh në pentagramin e kujtesës notat, muzikalitetin zanor. Nuk më vjen. Dhe kur do të pyesja veten “kush mund të jetë?”, më vjen përgjigja. - Fehmiu jam, Fehmi Lleshi nga Dibra. - Gëzohem Fehmi- i përgjigjem duke e kaluar tash emrin e mbiemrin në labirintin e pafund të qelizave të kujtesës. Lleshe ka në Rreth Kale, ka edhe në Bulaç rrënjë të njëjta gjaku. Lleshe ka edhe në Zogje, ka edhe në Gjoricë. Ka edhe në Dibër të Madhe... Një fis i madh, me zë në historinë e Dibrës... - Ku ndodheni? - e pyes –për ti kërkuar hapësirë kohore trurit të futet më thellë në kërkim. - Në Athinë, në Ambelokipi, diku afër stadiumit “Karaiskaqi”. Kam ardhur për disa ditë tek motra. - Kur keni ardhur? - Pardje në mëngjes. Kam dëshirë të takohemi. - Ku doni të takohemi? - Nuk e njoh Athinën. Njoh vetëm rrugën prej këtu deri në Omonia. E kam marrë më këmbë. - Kush ta dha numrin e telefonit? – vazhdova hetimin pa e kapur fillin e njohjes. - E kam marrë nga facebooku ku jemi miq, Pyeta edhe Xhemal Zeqen. - Atëherë takohemi kur të duash. Më thuaj orën dhe jam gati të vij kur të duash. - Faleminderit! Është kënaqësi për mua. Të fala bëj z jush Natashës! U ndava me zë por nuk u ndava në kërkim të Fehmiut. Kon