NJERËZ QË I DUA,NJERËZ QË (NUK) MË DUAN...
NGA KRISTO ZHARKALLIU
Më është bërë zakon (ndoshta i keq) që lexoj vazhdimisht komentet e lexuesve për shkrimet që botohen në gazeta dhe në portalet e intenetit. Kam vënë re se disa komentues (me pseudonim qesharak) i gjej përherë në çdo shkrim në ato gazeta ose portale që botojnë këto. Janë disa gazeta që qarkullojnë në Tiranë që botojnë një varg komentesh, madje dhe të atyre që e kanë bërë si profesion kritikën dhe sharjet më të ulëta banale kundër shkruesit madje dhe kundër bashkëkomentuesit! Pothuajse rëndom grinden dhe ndërmjet tyre, madje disa prej tyre shkruajnë komente kaq të gjata që ja kalojnë dhe artikullshkruesi duke shitur mënd dhe me pseudonim gjoja intelektual e me grimca të tjera. Nga natyra në një vend demokratik si është tani Shqipëria, është një akt paburnie. Sigurisht nuk më bëjnë më përshtypje megjithatë vazhdoj t’i lexoj me kurreshtje. Para disa ditësh ishte botuar një koment të një të njohurit tim që zakonisht përdor pseudonimin ‘’Guri i Naimit’’ dhe që në fakt quhet Dhimitër Xhoga dhe jeton ë Torronto të Kanadasë. Është njeri moshuar dhe i nderuar. E kam takuar njëherë kur kishte ardhur për një vizitë të shkurtër në Athinë. Më sa më kujtohet ka qënë mësues në Shqipëri. Tani po kalon dhjetvjeçarin e nëntë të jetës së tij dhe si u detyrua, si kaq shqiptarësh , të braktisë vendin, duket se ndjek botimet dhe lajmet shqiptare nëpërmjet internetin si bëjmë dhe ne të tjerët që jemi të mërguar. Veçse ka zakonin e keq që herëpasherë të bëjë komente për shkrime të ndryshme, në përgjithësi pozitive (gjë që në nuk pëlqehen nga komentatorët e rinj shqiptarë...intelektualë!). Nga ana tjetër ka dhe një dobësi tjetër: nuk ka përshtatur në kompjuterin e tij alfabetin shqip (gjë që e kisha pësuar dhe unë por ma përshtati Indrit Ashiku...djali i Abdurahimit de!) E, kjo ishte mëkata më e madhe e Gurit të Naimit! Në vend të ‘’ë’’ përdor ‘’w’’...gjë që për trimoshat e komenteve qënka mëkatë e madhe madje për të sharë një të moshuar pikërisht për moshën duke e quajtur...plak i m... Si është e mundur të botohen shkrime dhe komente të tilla? Nuk kontrollohen nga botuesit dhe drejtuesit e gazetave? ...
Unë nuk kam probleme të tilla se asnjë gazetë apo portal shqiptar (përveç Fjalës së Lirë të patriotit të shquar Fatmir Terziut!) Dikur isha shumë i kërkuar në shtypin shqiptar të brëndëshëm dhe të diasporës, derisa ‘’intelektualë’ të ndryshëm më sulmuan gjë që aspak nuk më bëri të ndryshoj qëndrim ndaj kombit shqiptar. Punova dhe luftova sa ishte e mundur nga Greqia për Kosovën, por sapo Kosova u bë shtet, menjëherrë të gjitha gazetat dhe portalet kosovare më vunë vizë...’’Ku shkon me një emër të tillë nga Greqia në shtypin shqiptar?’’ më thanë. Madje edhe kur rronte i dashuri ynë Shkëlzen Raça, me gjithë premtimet e tij ‘’Motive nga Kosova’’ dhe ‘’Bombardoni Beogradin’’ nuk mundi t’i botonte dhe u zhdukën në sirtare të peindeifikuar. Por shakaja më e madhe ishte kur gjetëm shkrimet më të herëshme të Fan Nolit në revistën greke të asaj kohe ‘’NUMAS’’ dhe i përktheva unë shqip, Shkëlzeni, kur pa se nuk botoheshin në Prishtinë për shkak të emrit të përkthyesit , ja dha një studjuesit në Tiranë dhe ky i fundit i botoi si të tijat pa përmendur sigurisht emrin e përkthyesit (timin)...’’Ku shkon dhe ti me këtë emër që ke? Kristo si Krishti?’’ më tha prapë një dashamirësi im. Çudi se si ja arriti dhe Kristo Frashëri të mbizotëtrojë, por ai shte shumë i madh..’’ më tha si me shaka dhe duket se jo historia ime po bëhet menjimënd një shaka pa kripë. Si i thnë: Një shaka dy të vërteta!Ambasada shqiptare në Athinë më ka nxjerrë nga defteri dhe nuk më fton më në kremtimin e festave të Nëntorit (dhe jam lindur dhe unë në Nëntor dreqi e mori..) Fton të gjithë me kuçkë e me maçkë, por mua jooo! Pse vallë? Akoma nuk është shpallur vdekja ime! Ku ta dish? Ata më kanë nxerrë nga defteri...dhe unë mësoj nga të tjerët se do të kremtohen! Kaq për sot pra dhe i uroj Fatmir Terziut GËZUAR FESTAT E NËNTORIT! Qoftë përherë i lumtur! Faleminderit!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 27 NËNTOR 2022.
Comments