top of page

"Njerëz që dua"


XHEVAHIR SPAHIU

Ne 75 vjetorin e tij te lindjes

  1. Nga Përparim   Hysi

XHEVAHIR  SPAHIU! XHEVAHIR  SKRAPARI! Në një anë POETI, në tjetrën LUFTËTARI! Më një anë POETI, në tjetrën NJERIU Me gërmë të madhe:XHEVAHIR  SPAHIU! I përbuzje dredhat. mbroje veç të drejtën Në rrugën e "sheshtë", zgjidhje të"përpjetën" Ndaj u "rebelove" dhe shkove në VLORË As pyete nga ndjekje,s'pyete për terror!!! "Kupolë e Mesjetës" dërgoi "kapuçinjtë" Mbi  shpinë të POETIT varda ranë shkopinjtë Të goditën,XHEVO, me dru harbutërisht Ti që ishe engjëll; qe BUDË e qe KRISHT! KRISHT për fjalë të lirë; pa shtypje e dhunë Të rronim të lirë:si ti,edhe unë Farën e urrejtjes mbolle për pushtetin Ti e le rehatin,se zgjodhe POETIN! Dhe gatove vargje në magje revolte Helm për diktatorët,pjellë të çdo epoke * pranverë e vitit 1997.(në librin tim"Regëtimat e dashurisë") LUTJE   ZOTIT        Miqësisht, XHEVAHIR  SPAHIUT O ZOT, të lutem,ktheja "FJALËN" POETIT! Se POETIT i duhet fjjala. Hiqu fjalën dhe zërin atyre të Parlamentit Që na  mbushën me përralla. Përrala me mbret mu në mes të ditës Kurse POETI Fjalën e ka me kursim Atyre hiqua ,se janë pa kokrrën e kripës FJALA E POETIT  shkëlqen si rubin! I duhet FJALA  POETIT,o PERËNDI! Se POETI është tribun që nuk bën fushatë Me fjalë e varg POETI mbjellë dashuriDhe urrejtje  për njerëzit me shpirt të zi si natë. Emrin e ka XHEVAHIR dhe ka një shpirt si xhevahir Në vargje i tillë si xhevahir është dhe me zemër E presim të  kthehet si djalë i përtërirë Ndaj PERËNDI të bie në këmbë e të luetem me zemër. Nuk e dua veç unë,por janë mijëra e mijëra Se që të  të duan me mijëra, nuk  është pak Mu në veshin tuaj,PERËNDI,kjo dëshirë imja Se pres të na kthehet POETI vargmjaltë. * e shkrova në FLORIDA më 27 prill 2009, kur pësoi atë paralizë fatkeqe, Në librin tim "Njerëz që dua"

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page