NJË ZË TË GJALLËVE…
- Jul 7, 2022
- 1 min read

Tek varri i një Vogëlusheje, (Mbesës time të vockël)
( Përkujtimore)
“Është floku im kjo tufë bari,
M’i kreh era,
M’i lyen hëna,
M’i lan shqota.
Mos m’i shkelni , ju lutem!
Jam e vockël,
E bukur,
Jam e gjallë akoma…”









Faleminderit, miku im Komi , per fjalet mjaltesheruese. Gezime, shendet, suksese. Te perqafoj me mall, Myslimi.
Më kujtohet kjo poezi e "Ringjalljes" për mbesën tuaj të ndjerë. I qëndroj
konsideratës që kam shprehur. Pafajsia fëmijërore, tashmë e shndërruar në bar
e lule, e përkundur dhe përkëdhelur nga duart hyjnore të natyrës e poezisë,
gjithnjë të emocionon. Urime dhe me të tjera krijime e arritje të reja!