NJË VRASTARE MIZORE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 4, 2021
- 1 min read

Vullnet Mato
Ajo nuk ishte në pyll, një derr i egër, por mes të sëmurëve, një kuçedër, që të priste ujin e kotheren e bukës, më keq se nazistët, e pjatës së supës.
Mes heronjve të sotëm bluzë bardhë, kishte hyrë si “heroinë” e fitimit vrastar, të bënte miliona nga fryma njerëzore, duke përdorur etjen dhe urinë mizore.
Të ngrihen gjithë qimet e kokës përpjetë, të përfytyrosh lutjet e sëmura për pak jetë, kur kuçedra të gënjen, duke marrë fitim, pasi të ka hequr të drejtën, të hash ushqim!
Uh, çfarë tmerri të mendosh atë mashtruse, me shpirtin prej dose e me kthetra arushe, që la të lutet për pak bukë, atë nënë fatkeqe, viktimë e atij shtrati, ku kish rënë si në leqe!
Këtë rast tmerri, në asnjë mënyrë nuk e kuptoj, të mbaj bluzën e bardhë, një kriminele kësisoj! Si mund të qëndronte së bashku, në përpjekje, ajo kuçedër, me heronjtë e rrezikuar për vdekje?!...
Sikur mos të ishte shpikur, deri sot celulari, vdekjen e saj tragjike, do ta kish fshehur varri...
Comments