Një vit pa shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë


Sejdo Harka

Murat Gecaj,një emër i spikatur i gazetarisë,veprimit dhe i krijimtarisë…

(Një vit pa shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë)


U mbush plot një vit, që nuk e kemi mes nesh mikun dhe shokun tonë të rrallë, publicistin dhe studiuesin koherent e të palodhur, Prof.Murat Gecaj.Kemi një vit që nuk ja dëgjojmë më zërin e ngrohtë dhe zilen e telefonit,me një muzikë të ëmbël,me të cilin na ftonte për kafen e mëngjesit,apo në përurime librash e biseda radio-televizive.Nuk ja ndjejmë hapin e tij të vrullshëm,kur rendte trotuarëve të Tiranës dhe përtej saj, me një çamtë mbushur me libra dhe aparatin fotografik që s’e ndante kurrë.Nuk e shijojmë humorin e tij të hollë dhe këshillën e mençur…Kemi një vit që nuk e kemi në ballë të tryezës së kafes së mëngjesit,që nuk përjetojmë kënaqësinë e imelleve e tij të bukura, të shoqëruar me skica e fotografi për veprimtaritë e një dite më parë, dhe për një çast na pushton heshtja dhe trishtimi.Por shpejt e marim veten.Si pas një perdeje magjike,na shfaqet imazhi i tij i gjallë dhe i hijshëm,me trupin e drejtë dhe hapin e tij të vrullshëm,ashtu krenar, pa u lodhur kurrë.Sa herë që mblidhemi në kafet e mëngjesit,na duket sikur e kemi mes nesh që flet edhe me heshtjen e mungesës së tij,ashtu si dikur,plot humor dhe ëmbëlsi.Dhe ne, shokët e tij të ngushtë: Bardhyli Xhama e Foto Toti, Viron Kona e Kadri Tarelli,Përparim Hysa e Bashkim Saliasi , Arif Has