Një vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse




Një vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse

Mira Meksi


Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit (me më shumë se 500 faqe) që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat.

Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme.