Nga Fatmir Terziu
I kthehem shpesh një kohe tjetër. Shpirtin bëj mëkatar kërkues në kënde e shkallë të krisura nga dhimbje, përpëlitje betejash mbi drithma shpirtrash që enden larg dhe Qielli qenka i vogël për Ta...
Udhëtoj në hapësirën time kohëjetë. Fund e krye një frymë dhe vetëm aq s’jam në gjendje të dalloj të zezën në përshpirtje thjesht një frymor i çaltë vetëm një hutaq...!
....më ndje shpirt i vetëdijes. Më ndje në dehjen tënde Sikur të paktën të kisha një grusht dhe timin Do ta gjeja edhe për Ty një varr...
Këngë shekullore Firmëtarëve të Pavarësisë
Si një vajgur llambe, ne i mbajmë ato në udhëkthinë të shtëpive tona, ndjesive tona. Ne kemi dritën e tyre më të mirën e të mirave, kurrë si ndonjëherë dhe koha erdhi, kjo e shekullta Kuq e Zi ne i duam ata. Të tyret drithma, na bëjnë palcën tonë gjëmim të topave si përshpirtje kohërash teksa sheshet sot flakërojnë vetë.
Atë çfarë ata shpëtuan ne kurrë s’e paguajmë në jetë. Me dritën e firmave të tyre koha merr ngjyrë imagjinoni si qëndruan ata viteve, qepur tegelçe tribunave helmuar nga shpirtra ligësish magazinave pa fre dhe helmi i tyre tashmë është fuqia jonë: Karton. Beze. Hekur. Vështirësitë e tyre ndalen tek to. Durim. Qëndresë. Të shumëzuar një shekull në muzgun ngjyrë-mavijosur gjenerata e Re. Dhe e gjitha një këngë e vjetër. Asgjë për të humbur karriget që ngjeshen mirë për të tjerë ndoshta janë bërë memecë historie.
Comments