top of page

NJË URIM PËR SHKRIMTAREN DHURATA LEZO



NGA MYSLIM MASKA

Është një ngjarje e madhe artistike botimi i një romani si “Meditimet e vajzës së dyzimeve”, botimi Lena, Prishtinë, 2020. Është ngjarje e madhe jo vetëm për autoren, por edhe për kolegët dhe lexuesit e kulturuar.

Poetja dhe prozatorja e talentuar Dhurata Ramadan Lezo e befasoi lexuesin me librin me poezi “Dhimbja e mosqeshjes” i botuar nga enti botues Berat, me 1000 kopje, i cili u përpi brenda një kohe të shkurtër. Po kështu dhe libri i dytë me poezi: “Shiu i dashurisë”

Një befasi libri i parë në prozë: “3o vjet lumturi”. Nevojë e lindur për t’u shprehur, nevojë që e krijonte shpirti i paqetë nga padrejtësitë shoqërore.

· * *

Janë shprehur për krijimtarinë e saj:

Sokol Demaku, poeti, prozatori, publiçisti, redaktori i njohur, ka thënë:

…shkrimtarja Dhurata Lezo, shkruan me ndjenjën e dinjitetit personal duke i dhënë

Rëndësi filozofisë moderrne të të menduarit per jetën dhe dashurinë. Ajo nuk harron të theksojë se “ishim në jetë për shkak të Perëndisë”…

· * *

Poeti dhe prozatori i njohur, zoti Novruz Abilekaj:

“Ka një mënyrë të shkruari që të vë në mendim duke të udhëhequr në mendimin filozofik,…shkruan për elitën e shoqërisë edhe pse karakterizohet nga thjeshtësia, Dhurata lezo, është krijuese potenciale me stil ndryshe”.

· * *

Studiuesi dhe akademiku i Shkencave dhe Gjuhësisë, zoti Thanas Boçi që koinçidon të jetë dhe redaktori i librit në fjalë, shkruan:

“Me filozofinë mbisunduese të poetes, siç është ajo e ekzistencializmit, krijimtaria e saj ka fuqinë të të fus në labirintet e saj pa vështirësi, sepse aty ka dritë, aty dashurohet, kurrësesi nuk urrehet, strukturat ndërtimore marrin ngjyrime surrealiste duke e vënë shkrimtaren në frontin e zëdhënëses së mirësisë dhe universalitetit qiellor”…

· * *

Poeti dhe studiuesi letrar, z. Arqile Gjata është shprehur:

“Është një nga poetet e veçanta, më të sinqerta, më e drithërrueshmja”…

· * *

Sipas meje, kjo shkrimtare e re të befason me potencialin artistik, me mënyrën e interpretimit tepër të thjeshtë, realist, të prekshëm, poetik dhe të besueshëm.

Të habit për ndërhyrjet dhe ndërfutjet në skutat më të errta të botës rinore duke zbuluar errësirë dhe dritë. Dhe këto bëhen në mënyrë të natyrshme pa sforcime artificiale. Ajo në mënyrë origjinale zbërthen dhe rrëfen veten dhe brezin e saj. Pa dogma, pa hiperbola, me një sinqeritet të habitshëm jetësor. “ Pa këtë vërtetësi jete,- nënvizon F. M. DOSTOJEVSKI – do të ishim të papranueshëm e të pabesueshëm për lexuesit”…

Sigurisht, kam dhe ndonjë vërejtje per romanin, por siç dihet, në dasmë nuk shahet nusja, aq më tepër kur Dhurata lezo na sjell një “PAJË TË BUKUR” në letërsinë shqipe : romanin “Meditimet e vajzës së dyzimeve”.

URIME të përzemërta, suksese me libra të tjerë.

Me respekt, Myslim Maska, Athinë, 22 gusht 2021

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page