top of page

Një udhëtim simbolik mes simbolikës së poezisë së poetes Greta Kadare Teta


Thelbi poetik tek diskursi i tij aestetik. Transparenca e diskursit të pritjes, besimit tej pritja dhe vetë ekzistenca. Një udhëtim simbolik mes simbolikës së poezisë së poetes Greta Kadare Teta.

 

BESOJ ENDE SE DO TË VISH

 

Besoj ende se do të vish ,veç

Kur të vish

          mos më eja më nëpër gjijtë e mi

                    Koha shtroi mbi to dëborë

                                                   U ftohën

Mushkritë, zemra ,u lodhën

                  Dhe trupi u shter,

                                  mos duket më oaz i bukur

Vetëm sytë s'pranuan të vdesin

          Në këtë vjeshtë që di të heshtë

                  E thinjet sikur pylli përpara dimrit

 Eja,sikur dielli, qielli, që s'fiken kurrë

               Veç kur të vish ,të pres te sytë.

 

RRJEDHA E VALËS QË DJEG

 

Nuk i duhej të shkonte deri në Jordan

Në rrjedhën e lumit që thonë pastron shpirt

I mjaftonte veç një currilë uji zjarr

Nga burimi i pafjalë ndonjëherë pa gdhirë

 

Dhe çdoherë para natës kur dashuri donte

Para se të binte e vetme me ëndrrën në gjumë

Si e marrosur kridhej e përvëlohej e tëra

Në ujin që i ujiste të tretshmin trup

 

Ajo dinte si veten ta ndante

Të ish ashtu veç shpirt veç trup

Mjaftonte të godiste fort currila një rruazë

Aq mjaftonte që dy copa ai trup të ish

 

Kocka thërmohej e palca bëhej si hiri

Trupin në çast nga shpirti ndarë e kish

Në rrjedhë të valës që i digjte mjaft

Ajo,dy pjesë më nuk ndjente dhimbt

 

Atherë shpërthente në vaj e tëra

Me ujin, niste lante dhe lotët e saj

As shijen e dhimbjes lotit nuk ja ndjente

Kështu pastronte shpirtin ajo grua çdo natë.

 

PASHË ME SHEKUJ

 

Pashë me shekuj, kridhej nata mbi atë grua

Pash si me dëshirë ajo griste çdo çast

E vetëm lutej për ëndrrat e shterura

Ti sillnin dritën mes heshtjes pa fat

 

Në krah kish veten, dhe heshtjen e kish

E priste të zbrisnin mbi të vetem valë

I sillte trishtim pështjell errësira

Ajo vetëm priste mos bëhej e marrë

 

Dhe braktisur nga vetja hijen shtrëngonte

Mos shkonte më larg se lutja e saj

Të gjitha dashuritë e kishin braktisur

Me shekujt para saj kishin shtegtuar larg

 

Elegji tingujsh trisht i luanin në kraharor

Kërcenin dëshirat e saj pa faj

Ajo pinte dehej me lotët,lotët ilaç

Marrosur  ish mos ish e marrë

60 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page